Posti i presidentit, këto janë dy mundësitë për partitë politike

Politika

Posti i presidentit, këto janë dy mundësitë për partitë politike

Nga: M.H Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti përsëri gjatë ditës së sotme ka bërë thirrje për të u bërë bashkë subjektet politike për postin e presidentit ose të shkojnë në zgjedhje. “Unë besoj që duhet të ulemi në tryezë, secila parti le ta jep vlerësimin e saj, opinionin e vet se si e sheh daljen nga kjo situatë”, tha Hoti.

Ai i përmendi edhe zgjedhjet, si opsion i mundshëm. “Nëse nuk ka një vullnet të tillë, në rregull, bisedojmë për datën e zgjedhjeve”, tha Hoti.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi u shpreh që thirrjet e Hotit janë karakter të bashkimit të subjektëve politike me pretendimet e LDK-së lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit, mirëpo që është e pamundur të realizohet një sukses dhe të bashkohen subjektet.

Image
Muhamet Kelmendi

Kelmendi shprehët që thirrjet nuk mund të cilësohen pozitive sepse sipas tij këto thirrje krijojnë përqarje mes subjekteve politike, e mira do të ishte që vet ato të bëhen bashkë dhe të arrijnë në një kompromis të nevojshëm.

“Thirrjet e Hotit kanë karakter të bashkimit të subjekteve politike me pretendimet e LDK-së lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit. Në këtë anë është e pamundur që të realizohet ndonjë sukses dhe subjektet të bashkohen. Ka shumë kontradiksione dhe shumë pretendent për president. Mirëpo, pavarësisht kësaj, thirrjet e tilla nuk janë pozitive, sepse që në thirrje krijohet përçarja. Me këtë duket se vet z. Hoti nuk ka qëllim të mirë kundruall gjendjës. E mira është që të bisedohet çështja midis subjekteve, pa thirrje publike,sepse kështu dhe me këtë formë të thjesht nuk zgjedhet presidenti. Presidenti zgjedhet duke bërë kompromise të nevojshme, në Kosovë e kemi një koalicion dhe për mua është e ndryshme që koalicioni të dali me kandidatin e vet”, u shpreh Kelmendi.

Në fund Kelmendi thotë që partitë e tjera do të paraqesin kandidatët e tyre dhe kështu ajo që krijohet është shkuarja në zgjdhjet e jashtëzakonshme.

Sipas njohësit të çështjeve politike lypset pajtueshmëria e subjekteve për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme, ose të bie qeveria dhe ushtruesja e postit të presidentes të detyrohet të i shpallë ato, ndryshe nuk ecet në zgjedhje, thotë ai.

“Me siguri edhe partitë tjera do të paraqesin kandidatë ose jo. Por sido kudo ajo e krijon gjendjen që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndryshe, nuk dihet se si. Këtu lypset pajtueshmëria e subjekteve për zgjedhje të reja që Qeverisë të i shpallen zgjedhjet, ose duhet të bie Qeveria dhe kryesuesja e Presidentit detyrohet që të i shpall. Ndryshe nuk ecet në zgjedhje”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat