Kosova po futet në ngërç politik për shkak të Presidentit!

Politika

Kosova po futet në ngërç politik për shkak të Presidentit!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:59
Presidenca e Kosovës

Posti i presidentit mbetët njëra ndër temat e cila nuk po mund të gjej zgjidhje në vendin tonë.

Subjektet politike pavarsishtë gjendjes së pandemisë që po kalon vendi ato nuk po munden të dakordohen për të gjetur emrin e duhur për president të vendit, shkruan “Bota sot”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po flitet që do të jenë zgjidhja e duhur për të gjetur emrin i cili do të kaloj në krye të shtetit.

Gjersa gjatë ditës së mërkurë kryeministri i vendit Avdullah Hoti përsëri ka bërë thirrje për të u bërë bashkë subjektet politike për postin e presidentit ose të shkojnë në zgjedhje.

“Unë besoj që duhet të ulemi në tryezë, secila parti le ta jep vlerësimin e saj, opinionin e vet se si e sheh daljen nga kjo situatë”, tha Hoti.

Ai i përmendi edhe zgjedhjet, si opsion i mundshëm.

“Nëse nuk ka një vullnet të tillë, në rregull, bisedojmë për datën e zgjedhjeve”, tha Hoti.

Gjersa njohësit e çështjeve politike për “Bota sot”, u shprehën që kjo thirrje është më e duhura nga ana e kryeministrit dhe se subjektet politike duhet të dakordohen mes veti në mënyrë që të mos pësojë vendi një krizë politike.

Haziri: Thirrja e kryeministrit Hoti, përpjekje e fundit për të evituar edhe një krizë politike

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që thirrja e Hotit për të u bërrë bashkë subjektet politike për postin e president vjen si përpjekje e fundit për të i evtiuar edhe një krize politike.

Image
Nexhat Haziri

“Thirrja e kryeministrit Hoti për të u bërë bashkë subjektet politike për postin e presidentit ose të shkojnë në zgjedhje, e shoh si përpjekje të fundit të vet kryeministrit Hoti për të evituar edhe një krizë politike e institucionale më të thellë në vend, pasi egzistojnë dyshimet e bazuara se zgjedhjet nuk mund të japin zgjidhje sidomos zgjedhjes së presidentit, përshkak të polarizimeve ekstreme në skenën politike”, u shpreh Haziri.

Ai më tej thotë që kjo thirrje e kryeministrit Hoti nuk do të mirëpritet nga një speketer i caktuar i partvie politike të cilat janë duke luftuar për pushtet absolut, e disa për të kapur postin e presidentit.

“Por si duket edhe kjo thirrje e kryeministrit Hoti nuk do të mirëpritet nga një spekter i caktuar i partive politike të cilat sikur e kanë ndarë mendjen që përshkak të ambicive të sëmura për pushtet apsolut, e disa për ta kapur postin e presidentit me lider jokredibil”, potencon analisti.

Tutje Haziri thotë që me këto veprime po e shtyjne vendin drejtëpasojave të cilat mund të shkaktojnë një ngërq institucional e politik si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

“Kështu po e shtyjne vendin drejtë të panjohurave të mëdha pasojat e së cilave do të jete një ngërq institucional e politik që do të krijojnë vonesa të mëdha në vend qofsh në rrafshin e mbrendshëm po ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar. Pra si duket po shkojmë drejtë zgjedhjeve, por pa zgjidhje”, theksoi Haziri për “Bota sot”.

Mehazi: Zgjedhja e presidentit po krijon një situatë politike të paqartë

Image
Sulejman Mehazi

Profesori Sulejman Mehazi i kontaktuar nga “Bota sot”, thotë që posti i presidentit po dërgon vendin në një situatë politike të paqartë. Sipas tij në këtë luftë politike të Kosovës do të jenë dy variante të mundshme: ose do ketë marrëveshje koalicionuese partishë për president, ose do ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Mehazi thekson që zgjedhja e presidentit të ri i konvenon Hotit dhe Mustafës me partitë e tjera koalicionues ndërsa zgjedhjet e reja Kurtit.

“Sa më shumë që afrohet muaji shkurt për zgjedhjen e presidenti të ri në Kosovë, aq më shumë situata politike do bëhet më kundërthënëse e më e paqartë. Në këtë luftë politike të Kosovës do ketë dy variante të mundshme: ose do ketë marrëveshje koalicionuese partishë për president, ose do ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Zgjedhja e presidenti të ri i konvenon Isës e Hotit së bashku me partitë tjera koalicionuese, kurse zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme i konvenon Albin Kurtit. Kryeministri Hoti duke parë zbritjen e përkrahjes së LDK-së, kjo u vërejt nga humbja e Podujevës njëzetvjeçare LDK-iste nga LVV-ja e Kurtit, kërkon për së dyti herë si e qysh të bëjë marrëveshje koalicionuese me partitë tjera në qeveri për të ju ikur zgjedhjeve të reja parlamentare që shkojnë drejt rrjedhës politike të LVV-së së Albin Kurtit”, u shpreh Mehazi.

Profesori më tej shprehët që Mustafa dhe Hoti po vazhdojnë këto ditë të dorcojnë përkrahjen e madhe tek qytetarët e Kosovës që të gjejn një emër për president e të mos shkojnë në zgjedhje, gjë që i përshtatet Kurtit.

“Pasi partitë qeverisëse në krye më LDK-në, Mustafën e Hotin nuk kanë kaçik të dalin në zgjedhje të reja para Albin Kurtit, i cili dita ditës po rritet, forcohet e po merr përkrahje të madhe nga qytetarët e Kosovës, e për këtë shkak Hoti e LDK-ja kërkojnë gjetjen e kryetarit të shtetit vetëm që mos të plotësohet kërkesa e dëshira e Kurtit për zgjedhje të reja parlamentare”, thekson profesori.

Mehazi thotë që partitë politike do të mundohen përsëri të bëhen bashkë të mposhtin Kurtin ashtu siç janë bërë bashkë gjatë mocionit.

“Nëse gjatë mocionit kundër Albin Kurtit partitë e kriminalizuara u bënë bashkë, normale, se dhe për zgjedhjen e presidentit do bëhen bashkë për të mposhtur Albin Kurtin nga mos realizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare”, u shpreh Mehazi për “Bota sot”.

Duhanaj: Thirrja për unitet politik, duhet të jetë kryefjala e politikës së Kosovës

Image
Leon Duhanaj

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që thirrja për unitet politike duhet të jetë kreyfjala e politikës së Kosovës sepse është e vetmja që garanton suksesin e Kosovës.

Ai e quan përpjekje të drejtë thirrjen e Hotit dhe që duhet të merret seriozisht nga të gjitha subjketet politike për të arritur një bashkëpunim të sinqert, vetëm për qëllime elektorale.

“Thirrja për unitet politik, duhet të jetë kryefjala e politikës së Kosovës! Në fakt, është edhe e vetmja mundësi që garanton suksesin e Kosovës. Thirrja e Kryeministrit Hoti për bashkëpunim dhe unitet, është përpjekje e drejtë dhe që do të duhet të merrej seriozisht nga të gjitha subjektet. Ka disa segmente në skenen politike të Kosovës që bojkotojnë çdo përpjekje për ndonjë bashkëpunim të sinqertë, vëtëm për qëllime elektorale”, tha Duhanaj.

Tutje analisti shprehët që kjo mënyrë e subjektëve politike është e papërgjegjshme sepse këto sjellje mund të përfitoj dikush vetëm përkohësisht në skenën politike.

“Kjo mënyrë e sjelljes është e papërgjegjshme, politikisht e pamoralshme dhe, e papranueshme. Këndej, ndoshta mund të përfitoj dikush përkohësisht në aspektin elektoral, por assesi jo në aspekt afatgjatë, e aq më pak Kosova”, thekson Duhanaj.

Më tej, ai potencon që bashkëpunimi nuk mund të bëhet me dhunë por me përpjekje të sinqerta e nëse nuk ka asnjë përafrim atëhere mund të shkohet në zgjedhje.

“Bashkëpunimi nuk bëhet më dhunë, prandaj duhet të bëhen përpjekje të sinqerta deri në fund dhe, nëse nuk ka përafrim, shkuarja në zgjedhje është opcion real. Në rast të zgjedhjeve, mos të flejnë rehat shumë supjeke, sepse ndodhë që t'u kthehet bumerang”, përfundoi Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat