Kupchan: Pasojnë hapat politikë për marrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës

Politika

Kupchan: Pasojnë hapat politikë për marrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës

Nga: B.S. Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 10:59
Charles Kupchan

Administrata e presidentit të ri Joe Biden nuk duhet të refuzojë anët pozitive dhe arritjet e politikës së Trumpit, përfshirë ato në lidhje me Ballkanin.

Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës e Serbisë është vetëm hapi i parë, por i pamjaftueshëm, pas të cilit duhet të pasojë që veprimet që të arrihen suksese në normalizimin politik, thotë në një intervistë për gazetën "Danas" drejtori i Këshillit njujorkez për punë të jashtme dhe profesor në universitetin Georgetoën-it Charles Kupchan

Kupchan është njohës i mirë i regjionit pasi që me dekada e përcjell zhvillimin e politikës amerikane në Ballkan. Libri i tij për izolacionizmin sapo ka dalë nga shtypi, ndërsa në disa nga paraqitjet e fundit të tij ka mbrojtur zhvillimin evolutiv të politikës amerikane, natyrisht, atje ku është e mundur. 

Në qasjen ndaj problemit të Ballkanit, presidenti Trump ka ndërtuar një koncept të pavarur nga BE-ja, i cili rezultoi me marrëveshjen e Uashingtonit dhe cila u nënshkrua nga Serbia, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara. Me ndërrimin e administratës, shtrohet çështja se cila do të jetë rëndësia e këtij dokumenti për administratën e ardhsme të presidentit Biden.

- Marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës është e rëndësishmë, por është vetëm hapi i parë. Kapërcimi nga lidhjet më të afërta ekonomike në normalizimin politik nuk do të jetë i lehtë. Pres që ekipi i Bidenit të angazhohet më shumë në çëshjtet e Ballkanit, ndërsa vetë Bideni kujdeset shumë për regjionin dhe e njeh. Njëri ndër dallimet e sigurta në qasjen në krahasim me epokën e Trumpit është se Uashingtoni në regjion do të bashkëpunojë ngushtë me BE-në. Ndarja e përpjekjeve të BE-së dhe SHBA-së në Ballkan nuk ka shumë kuptim, pohon Kupchan.

I pyetur për atë se ka vlerësime se marrëveshja e përmendur ka pasur të bëjë më shumë me zgjedhjet e Trumpit, Kupchan thotë se motivet e Trumpit janë më pak të rëndësishme se esenca e marrëveshjes, e cila i ka avancuar marrëdhëniet ekonomike të të dy palëve. Marrëveshja, megjithatë, thotë ai, nuk është shkak për vetëkënaqësi.

Kupchan ka thënë se pret që Bideni të marrë një qasje pragmatike ndaj rajonit, jo ideologjike ose atë që Uashingtoni zgjedh vetëm njërën palë. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe stabilizimi i Bosnjë dhe Hercegovinës do të kërkojë një diplomaci të aftë, të ekuilibruar që shikon nga e ardhmja, jo prapa, thotë ai.

I pyetur për mundësinë e angazhimti të ish-sekretares së shtetit Madeleine Albright në politiknë e ShBA-së ndaj Ballkanit, Kupchan ka thënë se "është e nevojshme edhe diplomacia e mirë e vjetër".

I pyetur se a do të përfundojnë bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë me njohje reciproke, Kupchan është përgigjur pozitivisht, por ka shtuar se kjo do të marrë kohë. Ai pret që i tërë Ballkani në fund të integrohet në institucionet atlantike.


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat