“Nuk përsëritet skenari”, Haziri tregon pse LDK duhet të bëjë koalicion me AKR-në

Politika

“Nuk përsëritet skenari”, Haziri tregon pse LDK duhet të bëjë koalicion me AKR-në

Nga: P.R Më: 6 janar 2021 Në ora: 20:47
Behgjet Pacolli dhe Isa Mustafa

Gjatë ditëve të fundit është raportuar për një koalicion të mundshëm parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re.

Ishte fillimisht këshilltari i kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ai cili konfirmoi se LDK dhe AKR janë afër marrëveshjes për koalicion.

“Në fakt nuk ka përfunduar asgjë, Pacolli është duke zhvilluar negociata me kryetarin e LDK-së për një garë të mundshme së bashku. Kontakte kemi pasur edhe me partitë tjera, por më të avancuara janë me LDK-në edhe për shkak të afërsisë ideologjike që kemi me ta, por edhe për shkak të bashkëpunimit të mëhershëm”, ka thënë Zyberaj.

E se ka biseda me AKR-në e ka konfirmuar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Ne kemi pasur përkrahjen e AKR-së edhe gjatë qeverisë Hoti dhe kemi pasur votën e tyre, gjithashtu kemi përafrime të qëndrimeve”, ka thënë Mustafa.

Një koalicion mes LDK-së dhe AKR-së e pret edhe analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Unë dua të besojë se koalicioni në mes LDK-së dhe AKR-së, arrihet në bazë të një besueshmëri që duhet të kenë partitë në mes veti, pasi është koalicion i natyrshëm në mes dy partive të qendrës së djathtë. Nuk e dëmton LDK-në pasi të dy partitë politike , apo baza e tyre elektorale mbështet filozofinë politike rugoviane dhe po ashtu e shohë të nevojshme”, shprehet Haziri për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se skena politike po shkon drejt pozicionimit në blloqe.

“Nuk mendoj se mund të ketë një skenar që do të ishte i njëjtë me atë që ka ndodhur herën e fundit kur u bën bashkë AKR dhe LDK, për arsye se skena politike kosovare po shkon duke u definuar në blloqe, dhe AKR me nuk e ka komoditetin që të jetë një parti rezervë për t'ia plotësuar numrat partive të mëdha të cilat e bëjnë qeverinë, përkundër dallimeve ideologjike dhe konceptuale. Krijimin e blloqeve politike në baza dhe në profilizimin ideologjik të partive politike. Të tyre, në vend të partive politike se po përsëritet dy herë”, deklaron analisti politik, Nexhat Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat