Tubimet e partive që po e ‘ringjallin’ koronavirusin

Politika

Tubimet e partive që po e ‘ringjallin’ koronavirusin

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 14 janar 2021 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, duke e caktuar 14 shkurtin datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

14 shkurti është dita në të cilën qytetarët e vendit do të dalin të votojnë subjektet politike.

Pavarësisht gjendjes së pandemisë që ka kapluar e gjithë botën, zgjedhjet e parakohshme mbetën opsion i pashmangshëm për Kosovën.

Edhe pse nga zgjedhjet nga ndajnë pothuajse një muaj, fushatat parazgjedhore veçse kanë filluar të marrin hovin e tyre. Duke mos respektuar asnjë masë anti-covid subjektet politike po vizitojnë qytetet e fshatrat e ndryshme duke I inkurajuar të kenë votat e tyre.

Mirëpo ajo se çfarë ka marrë vëmendjen kohën e fundit është tubimet elektorate të cilat po mbahen me një numër të madh të qytetarëve por pas asnjë masë mbrojtëse. Duke synuar promovimin e tyre subjektet politike po harrojnë shëndetin e qytetarëve duke I rrezikuar ata në një masë të madhe, e që në lidhje më këtë institucionet e vendit nuk po ndërmarrin asgjë.

Së fundmi po për këtë temë në mënyrë të qetë ishte PSD-ja ajo e cila reagoi duhet kërkuar që të lirohen masat dhe të mos dënohen qytetarët e vendit derisa subjektet politike nuk po gjobiten për mosrespektimin e masave.

PSD-ja doli me një thirrje për mos selektim të ligjit për qytetarët e vendit të cilët më pas përfunduan në stacionin policor. Të arrestuar nga policia qenë 13 aktivistë të PSD-së, të cilët më vonë edhe u liruan nga policia.

Ata pas lirimit nga policia për media u shprehën që mënyra e arrestimit ka qenë e gabuar dhe se në stacionin policor ata u keqtrajtuan.

Kujtojmë që në bazë të disa statistikave të publikuara qytetarët e vendit janë gjobitur afër 3 milionë euro për mos respektimin e masave anti-covid, gjersa nga subjektet politike është e vetmja LDK-ja ajo e cila së fundmi është gjobitur për shkelje të masave me 2 mijë euro.

Të kontaktuar nga “Bota sot”, njohësit e çështjeve politike u shprehën që masat anti-covid duhet të jenë të barabarta për të gjithë qytetarët pavarësisht se a i takon një subjekti politik apo jo.

Zogaj: Respektimi i masave anti-covid duhet të jenë obligative për të gjithë qytetarët pa përjashtime

Image
Skënder Zogaj

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike Skënder Zogaj në një prononcim për "Bota sot" u shpreh që masat anticovid duhet të respektohen nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

"Masat anti-covid janë obligative për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe, nuk guxon të ketë asnjë përjashtim as sa i përket tubimeve partiake të fushatës parazgjedhore! Shëndeti dhe mbrojtja e jetës qytetarëve është mbi të gjitha dhe, duhet tē jepen me kohë të gjitha sqarimet e nevojshme, në mënyrë që, paraprakisht opinioni, partitë politike dhe strukturat mbrojtse të rendit dhe qetësisë publike të marrin masat e duhura që, fushata parazgjedhore të mos bëhet pasfushatë "antishëndetësore" dhe të rrezikohet jeta e qytetarëve", thekson analisti.

Zogaj thotë që rol të rëndëisishëm në informimin e qytetarëve padyshim që janë mediat për atë arsyje ato duhet të shpërfaqin atë që duhet dhe jo të fokusohen tek analistët dhe debatët, me fjalor të çekulibruar.

"Mendoj se mediat duhet të angazhohen dhe të japin kontributin e tyre informativ dhe afirmativ të të gjitha subjekteve politike konkuruese në zgjedhje. Mediat, veçmas televizionet, duhet të orijentohen kah programet e parive, e të mënjanojnë debatet me të ahtuquajtur analistë që flasin gjepura. Ballafaqimi i kandidatëve për tema dhe probleme të caktuara që aktualisht e rëndojnë Kosovën do të ishin mënyra më e mirë që mediat ua kanë borxh teleshikuesve të tyre! Gjatë fushatës parazgjedhore mediat duhet të mos i lejonë në studiot e tyre, personat e ç'ekuilibruar, fjalërëndët, fyesit, sharësit, shpifësit, ngucakeqët..." përfundoi Zogaj për "Bota sot.

Mehazi: Ligji kundër pandemisë është për gjithë qytetarët e Kosovës i njejtë

Image
Sulejman Mehazi

Ndërsa profesori Sulejman Mehazi në një bashkëbisedim me "Bota sot" merr shembullin e Molliqajt dhe arrestimin e tij gjatë ditës së djeshme.

Mehazi potencon që Molliqajt ka pasur të drejts kur ka kërkuar të respektohen masat anticovid, kjo për arsyje se nëse ligji ka dalur nga kjo qeveri atëhere ato duhet të respektohen nga ajo dhe nga të gjitha subjektet e tjera politike. Gjobitja duhet të jetë e njejtë, si për qytetarët ashtu edhe për subjektet politike.

"Dardan Molliqajn kurrë nuk e kemi përkrahur për shkak gjesteve e veprimeve të këqija ndaj Albin Kurtit, po gjatë protestës së sotme plotësisht e përkrahim. Ai me shumë të drejtë kërkoi nga qeveria apo nga Ministria e Punëve të Brendshme që masat anti-kovid të respektohen si nga qytetarët e rëndomtë të Kosovës, poashtu edhe nga simpatizantët e partive politike të cilët fare nuk respektojnë masat mbrojtëse nëpër tubimet parazgjedhore partiake. Nëse ligji anti-covid doli nga kjo qeveri atëherë nuk duhet seleksionuar disa të respektojnë, gjegjësisht, qytetarët e thjeshtë të respektojnë e anëtarët e simpatizantët partiakë jo, nuk mundet qytetarët apartiakë për mos respektimin e masave anti-covid të gjobiten e arrestohen, kurse tubimet e simpatizantëve partiak të mos gjobiten e arrestohen për mos kujdesjes e këtyre masave kundër pandemisë", tha Mehazi.

Tutje profesori shprehët që ligji kundër pandemisë duhet padyshim të jetë i njejtë për të gjithë qytetarët kjo sepse nëse seleksonohen qytetarët atëhere ligjet marrin epitetin e turpeve ligjore.

“Ligji kundër pandemisë është për gjithë qytetarët e Kosovës i njëjtë, i barabartë, jo për qytetarët e rëndomtë po, kurse për qytetarët partiak jo, se atëherë këto masa ligjore qeveritare e shtetërore e marrin kuptimin e ligjeve anakronike, apardaike, burokratike, klasash. të shek XVII. Marrin epitetin e turpeve ligjore të qeverisë së Kosovës kundër pandemisë", përfundoi Mehazi për "Bota sot".

Burjani: Nuk duhet të tolerohen nga institucionet tubimet elektorate

Image
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani për "Bota sot" u shpreh që inspektoratet duhet të jenë më shumë aktive dhe nuk duhet të tolerojnë në këto çështje.

Burjani thekson që këto tubime mund të vështirësojnë jetën e qytetarëve dhe për këtë arsyeje nuk duhet të tolerohet nga institucionet e vendit.

"Inspektoratet duhet të jenë më shumë aktivë, nuk duhet tolerohet kjo çështje edhe pse deri më tash ka pa shumë tubime me elektorale e fare më shumë anëtarësi partiake. Këto tubime mund të vështirësojnë mjaftë shumë gjendjen pandemike, kjo nuk duhet tolerohet aspak nga institucionet", potencon Burjani.

Në fund, juristi thotë qe nuk duhet të thyhen masat anticovid kjo për arsyje se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se sa mbajtja e zgjedhjeve.

"Nuk duhet të thyhen masat antipandemi, zgjedhjet nuk janë më të rëndësishme se shëndeti, zgjedhjet mund të shtyhen por mund të mbahen por jetërat e njerëzve nuk mund të rikthehen. Andaj duhet zbatuar masat dhe shtuar kapacitet për ndëshkim te të gjithë partive dhe individëve që rrezikojnë njerëzit", përfundoi Burjani për "Bota sot".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat