Paralajmërimi i keq për Vjosa Osmanin: Ja pse e shfrytëzoi Albin Kurti, ky ishte qëllimi

Politika

Paralajmërimi i keq për Vjosa Osmanin: Ja pse e shfrytëzoi Albin Kurti, ky ishte qëllimi

Nga: P.R Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:25
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

U përfol shumë për një koalicion mes iniciativës së Vjosa Osmanit dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi. Osmani dhe Kurti gjatë ditës së sotme konkretizuan në një formë bashkëpunimin e tyre. Vjosa Osmani hoqi dorë nga koalicioni dhe pranoi që të garojë nën logon e Vetëvendosjes, ku sipas raportimeve, do t’i ketë 10 kandidatë të listës së saj.

Gjatë konferencës, Vjosa Osmani bëri publikë synimin e saj dhe të Kurtit.

“Do të kandidojmë me Kurtin për kryeministër dhe ri-legjitimim të presidentes. Do të jem unë personi që do të kërkoj këtë ri-legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Ky unitet më së miri sigurohet nëse kthehemi te ky popull dhe kërkojmë mendimin dhe qëndrimin e tyre edhe rreth presidentit. Ne jemi të vetëdijshëm për procedurat në Kuvendin e Kosovës, por një president që ka legjitimitet popullor më së miri e përfaqëson këtë tipar kushtetues. Rezultati i vullnetit qytetar të 14 shkurtit do të prodhojë votat e nevojshme në Kuvend edhe për zgjedhjen e qeverisë dhe presidentes. Këto janë pritjet dhe shpresat tona”, u shpreh Osmani.

Por kundër saj ka dal analisti politik, Nexhat Haziri, i cili thotë se Vjosa Osmani u shfrytëzua nga Albin Kurti.

Image
Nexhat Haziri

“Po tani ajo do të veprojë ashtu siç edhe ka përfunduar, pra e vetme duke e ndjekur ambicien e saj populliste, pasi që tashmë është e qartë për secilin se ajo u shfrytëzua politikisht nga lideri i LVV-së, Kurti dhe në fund, Osmani përfundoi si një “limon i shtrydhur”, thekson Haziri.

Sipas tij, qëllimi i Kurtit ishte shkatërrimi i LDK-së përmes Vjosa Osmanit.

“Pra qëllimi i Kurti në raport me Osmani, ishte që përmes saj të bëj thyerje të mëdha në LDK, gjë që nuk ia ka arritur dhe kjo ishte diçka që nuk i përmbushi pritjet e Kurtit, dhe arsyeja tjetër pse LVV-ja ia mbylli derën Vjosa Osmanit për koalicion, është se në këtë subjekt politik nuk lejohet mendimi ndryshe, apo ideja alternative, pasi aty është njeriu i vetëm, pra Kurti që mendon dhe jep ide e të tjerët duhet vetëm zbatuar, një lloj diktature e proletariatit”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat