Letra e Biden, analisti tregon skenarin që mund ta bëjë Serbia për mos ta njohur Kosovën

Politika

Letra e Biden, analisti tregon skenarin që mund ta bëjë Serbia për mos ta njohur Kosovën

Nga: G.B Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 23:13
Joe Biden

Reagime të shumta ka pasur pas letrës që presidenti amerikan, Joe Biden i dërgoi Aleksandër Vuçiçit.

Përmes asaj letre, ai i kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, ka thënë për gazetën "Bota sot" se letra e Biden është dëshmi serioze e konsistencës amerikane në qëndrimet lidhur me dialogun me Serbinë.

"Letra e Presidentit Biden, drejtuar Presidentit të Serbisë, është dëshmi serioze e konsistencës amerikane në qëndrimet karshi zgjidhjes së çështjes, përkatësisht përmbylljes se procesit negociator në mes të Kosovës dhe Serbisë, proces i cili pritet të përmbyllet shpejt dhe të përfundoj me njohje reciproke. Nëse deri me sot, adresimet ndaj Serbisë kanë qenë me shumë implicite, ky mesazh ka qenë eksplicit dhe i çartë", është shprehur ai.

Sipas Duhanajt, kur vijnë mesazhe të tilla konkrete nga Shtëpia e Bardhë, çdoherë ka zhvillime konkrete dhe tani Biden ua bëri të qartë se njohja do të ndodhë.

Image
Leon Duhanaj

"Edhe njëherë nga Shtëpia e Bardhë, vijnë mesazhe të çarta karshi Serbisë, e që ne e dimë nga e kaluara se kur ka pasur mesazhe eksplicite, kanë ndodhur edhe zhvillime konkrete. Në ketë kontekst, Presidenti Biden, edhe njëherë ua bëri të qartë se njohja e Kosovës nuk ka alternativë dhe se sa me herët të ndodhë kjo nga Serbia, do të jetë veç me mirë për vetë Serbinë, Kosovën dhe gjithë rajonin", ka thënë ai.

Analisti vlerëson se Ballkani perëndimor ka sfida të mëdha, derisa shton se shpreson që Serbia t'i kuptojë mesazhet amerikane dhe t'i kthehet realitetit të politikët, rrjedhimisht pranimin e realitetit të Kosovës.

"Ballkani perëndimor, ka sfida të mëdha para vetes, siç janë integrimi dhe globalizmi dhe sfidat e shekullit XXI. Një pasqyrë të tillë na e dha edhe Covid 19. Në zgjidhjen e këtyre sfidave, kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i ndërsjellë, bashkëpunim i cili, nuk do të mund të jetë efikas përderisa kemi hasmëri. Në ketë kontekst, uroj që Serbia t'i lexojë dhe kuptojë mirë mesazhet amerikane, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të çlirohet nga errësira në të cilën gjendet dhe t'i kthehet real politikës e cila nënkupton pranimin e realitetit të ndodhur Kosovë. Serbia nuk ka treguar as konsistencë, e as shkathtësi diplomatike e politike për të qenë në gjendje me artikuluar drejtë në vlerësimin e situatave. Ajo çdoherë ka qenë e ndikuar nga qasja populiste e jo nga ajo realiste, prandaj edhe ka pësuar në vazhdimësi", ka theksuar Duhanaj.

Sipas tij, është koha e fundit që Serbia të mësojë nga gabimet e veta, derisa vlerëson se Serbia do të hezitojë ta njohë Kosovën dhe përmes satelitëve të saj brenda Kosovës, do të mundohet ta stabilizojë vendin që ta shpall të dështuar, por që Kosova ka Amerikën dhe miqtë e saj dhe Serbisë do t'i imponohet njohja e Kosovës.

"Mendoj që ësh të koha e fundit që Serbia të mësojë nga gabimet e veta dhe t'u kthehet problemeve të brendshme që i ka të shumta e mos ta mbajë peng, as Kosovën e as popullin e vetë. Serbia do të hezitojë dhe do të prolongojë njohjen e Kosovës, me shpresë që mund të arrijë që përmes satelitëve të vetë brenda Kosovës, ta destabilizojë me shpresën që të shpallet shtet i dështuar e jofunksional. Por, megjithatë, edhe përkundër faktit që do na e bënë jetën të vështirë, Kosova, bashkë me miqtë e vet, siç është SHBA, do ia del ta imponojë njohjen nga Serbia", ka deklaruar Leon Duhanaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat