Arrestimi i peshqve të mëdhenj – kërkohet formimi i “FBI-së”, ja nga kush do të sfidohet Qeveria Kurti

Politika

Arrestimi i peshqve të mëdhenj – kërkohet formimi i “FBI-së”, ja nga kush do të sfidohet Qeveria Kurti

Nga: N.SH Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:35
Albin Kurti

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm në Kosovë. Ajo arriti e vetme që t’i marr rreth 50% të votave të përgjithshme. Ky është një rezultat i paparë deri më tani në Kosovë.

Pas certifikimit të rezultateve LVV-ja pritet të formoi Qeverinë me Albin Kurtin kryeministër. Kurti ka premtuar që gjatë punës së tij të fokusohet më shumë në sistemin e drejtësisë dhe në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme. Por sa do të arrijë të bëj një gjë të tillë, mbetet të shihet.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se, nuk pret që me shkop magjik do të kryhen të gjitha punët shpejt.

Sipas tij, ka shumë probleme të grumbulluara në Kosovë që 20 vjet.

Image
Naim Miftari

“Sfidat që do të presin LVV-në do të jenë të mëdha, dhe do të ketë gjithmonë pengesa, që do të hasin gjatë tentimit të qeverisë. Kjo do të jetë qeveri e pastër dhe do të luftojnë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thotë Miftari. Ai shton se mafia politike dhe komandantët do të luftojnë këtë pushtet ashpër. “Komandantët dhe milionerët që përfituan në mënyrë të paligjshëm, do të përballen me drejtësinë dhe shtetin ligjor. Qeveria Kurti duhet të pastroj edhe Policinë, Prokurorinë, Gjyqësinë, Gjykatën Kushtetuese, KQZ, PZAP, nga njerëzit e Hashim Thaçit dhe PDK-së, nga njerëzit e Isa Mustafës, por edhe të Ramush Haradinajt e AAK-së”, thekson Miftari.

Ai shton se LVV-ja duhet me iu drejtua Amerikës, Gjermanisë dhe Britanisë që ta mbështetin Kosovës në një vetting, në të gjitha institucionet shtetërore si dhe të formojnë një zyre hetimore e cila do të hetoj krimin e nivelit të lartë.

“Kjo do të ishte një FBI e Kosovës, që nuk do të interesohen nëse e thyen ligjin Hashimi, Isa, Ramushi apo Albini. Kjo zyre duhet të respektoi ligjin dhe interesin e shtetit të Kosovës. Përveç kësaj, duhet të bëhet edhe konfiskimi i pasurisë milionëshe të mafias politike, por kjo do të jetë një sfidë me shumë rreziqe”, shton ai.

Sipas Miftari, LVV-ja do të ketë provokime edhe nga shteti serb.

“Sfida e presin në çështjen e sigurisë në Kosovë, ku lista serbe është falangë e Serbisë, e cila do të punoj kundër shteti të Kosovës. Kosova duhet urgjentisht të anëtarësohet në NATO dhe Interpol, ku një zyre ekstra e Kosovës, do të hetonte kriminelët serbë por edhe shqiptar që kanë kryer krime gjatë luftës dhe secilën vrasje, dhunim, djegie, plaçkitje”, thotë Miftari, i cili shton se pushteti do të sfidohet nga mafia politike e krimit të organizuar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat