Përballja e nxehtë e Kurtit me Serbinë – si do të përmbyllet kapitulli i dialogut?

Politika

Përballja e nxehtë e Kurtit me Serbinë – si do të përmbyllet kapitulli i dialogut?

Nga: N.Sh. Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 14:02
Albin Kurti

Qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin, e pret dialogu i nxehtë me Serbinë.

Edhe pse Kurti thotë se dialogu është prioriteti i katërt apo edhe i pestë, bashkësia ndërkombëtare synojnë që sa më shpejt të përmbyllin procesin e dialogut.

Në muajin mar, emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do ta vizitojë Kosovë dhe Serbinë.

Ai pret që pas formimit të Qeverisë Kurti të fillojë ky proces.

Analisti politik, Shemsi Jashari thotë se, dialogu Kosovë-Serbi, nuk ka altërnativë tjetër përveç se të zhvillohet edhe nga qeveria Kurti.

“Ajo që kemi dëgjuar ne nga Kryeministri në ardhje z. Kurti, është se nuk e ka prioritet dialogun. Por në fakt, nuk është se mund të zgjedhë shumë, pasi agjenda ndërkombëtare nuk lejon zvarritje të madhe nga asnjëra palë në dialog”, thotë Jashari për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, Kosova vetëm se mundet me i dëmtaur seriozisht raportet me ndërkombëtarët sidomos me SHBA-të, si promotor i pavarsisë së Kosovës, prandaj mendoj se pala e Kosovës, duhet patjetër të shtyjë përpara agjendën e bisedimeve.

“Ajo çka duhet të bëjë pala jonë është, të shkojë në bisedime dhe aty të mos pajtohet me kompromise që dëmtojnë sovranitetin dhe interesat e vendit”, thekson tutje ai.

Jashari pohon se, nëse Kosova tërhiqet  nga procesi i tërë faji për dështimin e dialogut i mbetet Kosovës prandaj z. Kurti duhet të rishikoj qasjën e tij karrshi dialogut.

“Duke qenë në këto pozicione, unë nuk pres një marrvshje të shpejtë pasi si dukët as Serbia nuk është e gatshme për njohjën e Kosovës, prandaj s’ka se si të përmbyllet ky process pa arritur njohjën e Kosovës nga Serbia”, përfundon Shemsi Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat