Dalldisja e madhe në fushatën zgjedhore solli rritjen e rasteve me Covid-19

Politika

Dalldisja e madhe në fushatën zgjedhore solli rritjen e rasteve me Covid-19

Nga: A.SH Më: 6 mars 2021 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Rastet e infektimeve me covid ditëve të fundit janë shtuar.

Kjo si pasojë e mosrespektimit të masave anticovid nga qytetarët.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar edhe 592 raste të reja me Covid-19, ndërsa, 291 persona janë shëruar dhe 6 te vdekur.

Edhe Naser Ramadani nga IKSHPK dit më parë kishte thënë se duhet të vendosen masa rigoroze për parandalimin e infektimeve me Covid-19.

Analisti Leon Duhanaj, në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se, kjo po ndodhë si pasojë e dalldisë së madhe në fushatën zgjedhore e cila u shndërrua në mitingje masive thua që pandemia nuk ka ekzistuar fare.

“Për mendimin tim, nëse do të analizohej menaxhimi i pandemisë që nga fillimi, atëherë mund të konstatohej se Kosova ka qenë nder vendet që ja kanë dalë goxha mirë. Megjithatë, kjo nuk e amneston politikën ashtu si dhe shoqërinë në tërësi për situatën në të cilën gjendemi tani. Kjo po ndodhë si pasojë e dalldisë së madhe në fushatën zgjedhore e cila u shndërrua në mitingje masive thua që pandemia nuk ka ekzistuar fare”, ka thotë Duhanaj.

Image
Leon Duhanaj

 

Sipas tij, situata në të cilën gjendemi për momenti, do të duheshin të vendosen masa shtesë për të parandaluar infektimet.

Tani, jemi ku jemi dhe situata është shumë kritike. Normalisht që në një situatë të tillë, do të duheshin masa kufizuese shtesë, në mënyrë që të tejkalohet me lehtë derisa të bie numri. Por, që kjo të ndodhë, do të duhej të ekzistonte një grimë autoritet moral i cili do të kërkonte respektim masash. Autoritet i cili nuk ekziston fare, as në qeverinë aktuale e as në atë që pritet ta pasojë. Në ketë kontekst, duhet të shpresojmë në ndihmen e Zotit, apo të natyrës, në mënyrë që ta tejkalojmë sa me lehtë”, përfundon Duhanaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat