Kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, eksperti i sigurisë tregon se çfarë po synon Vuçiq

Politika

Kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës, eksperti i sigurisë tregon se çfarë po synon Vuçiq

Nga: A.SH Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:39
Aleksander Vuçiq

Mesazhi nga ndërkombëtarët që Serbia duhet ta lë fushatën denigruese ndaj Kosovës, nuk po zbatohet.

Sepse ajo nuk po ndalet me kërcënimet e saj kundrejt Kosovës.

Së fundi ishte edhe porosia e presidentit serb i cili tha se Serbia nuk është e dobët.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka komentuar kërcënimet që vazhdimisht po i bën Serbia në drejtim të Kosovës.

Ai për “Bota sot”, ka thënë se, Serbia po përdor politikën e saj hegjimoniste në rajonin e Ballkanit respektivisht është shumë më shumë e theksuar kundër Kosovës, që ta destabilizojë funksionalizimin e shteteve.

“Shteti i Serbisë është duke vazhduar politikën e saj hegjimoniste në rajonin e Ballkanit respektivisht është shumë më shumë e theksuar kundër Kosovës dhe Malit të Zi dhe Bosnjës për të kërkuar që ta destabilizojë funksionalizimin e shteteve nga brenda përmes krijimit të subjekteve politike të cilat ndjekin politikën e Beogradit zyrtar”, ka thënë ai.

Image
Drizan Shala

 

Sipas tij, këtu ka gisht edhe Rusia pasi nëpërmjet Serbisë duke e ndihmuar këtë të fundit me modernizimin në sektorin e mbrojtes, të bëhet faktor në Ballkan.

“Serbia në 4 vitet e fundit është duke modernizuar sektorin e saj të mbrojtjes ku një pjesë e këtij modernizimit vjen si donancion nga Rusia e cila është duke përdorur situatën në Ballkan për interesta e saja gjeostrategjike duke pozicionuar Serbinë si Kali i Trojës në mes BE dhe SHBA-ve dhe saj”, përfundon Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat