Qeveria Kurti II, anëtarja e Kryesisë së LDK-së me kritika: Premtimet e tyre janë mashtrime, t’i kërkojnë falje popullit

Politika

Qeveria Kurti II, anëtarja e Kryesisë së LDK-së me kritika: Premtimet e tyre janë mashtrime, t’i kërkojnë falje popullit

Nga: N. H Më: 28 mars 2021 Në ora: 22:37
Qeveria Kurti II

Deputetët e Kosovës me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim ditë më parë kanë votuar për Qeverinë e re të vendit.

Kjo Qeveri do të udhëhiqet nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të ekzekutivit të ri.

Gaxherri për “Bota sot”, ka thënë se premtimet të cilat i ka dhënë Qeveria Kurti II, sipas saj, të pa formalizuara kurrë në programe, qoftë gjatë fushatës, qoftë tani në prezantim para Kuvendit janë veçse mashtrime.

Image
Besa Gaxherri

“Tjera janë pritjet dhe tjetër është dëshira për qeverinë e vendit tim, pa marrë parasysh kush e udhëheq. Premtimet të cilat i ka dhënë kjo qeveri të pa formalizuara kurrë në programe, qoftë gjatë fushatës, qoftë tani në prezantim para Kuvendit janë mashtrim dhe t’ju them të vërtetën, duke i njohur kapacitetet e tyre, duke pasur shembullin e qeverisjes Kurti dhe duke parë komunat e menaxhuara nga Lëvizja Vetëvendosje, si; Prizreni, Mitrovica e Prishtina, janë argumente të mjaftueshme se nuk kemi pritje pozitive”, ka thënë Gaxherri për “Bota sot”.

Ajo ka theksuar se LDK-së si opozitë do të kërkojë që Lëvizja Vetëvendosje të dal para qytetarëve dhe t’ju kërkojnë falje se i kanë mashtruar.

“Ne si opozitë do të jemi këtu që të kërkojmë çdo ditë që premtimet e tyre të realizohen, ose të dalin para qytetarëve dhe t’ju kërkojnë falje se i mashtruan”, ka deklaruar ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Gaxherri, për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat