“Serbia do bie në gjunjë para Vjosës e Albinit”, skenari për gjunjëzimin e Aleksandër Vuçiqit para Kosovës!

Politika

 “Serbia do bie në gjunjë para Vjosës e Albinit”, skenari për gjunjëzimin e Aleksandër Vuçiqit para Kosovës!

Nga: N.Sh Më: 5 prill 2021 Në ora: 15:10
Aleksandër Vuçiq

Tashmë Kosova ka konsoliduar të gjitha institucionet e shtetit.

Pas formimit të Qeverisë Kurti, tashmë e kemi edhe Presidenten Vjosa Osmani.

Pas kësaj, pritet që të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi.

Kjo është edhe prioritet i BE-së e cila ka bërë thirrje qysh moti që dialogu të rifillojë menjëherë pas formimit të institucioneve të Kosovës.

Profesor dr. Binak Maxharraj thotë se, dialogu me Serbinë nuk është i ditëve te sotit, më Serbinë, Kosova ka dialoguar që dhjet vite.

“Nuk është arrit pothuaj asgjë pos disa marrëveshjeve lecka të pa vlerë që e poshtërojnë Kosovën dhe në dobi të Serbisë. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë i udhëhequr fillimisht nga Edita Tahiri, pastaj për të vazhduar me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin të gjithë këta kanë bërë dialog të mbrapshtë, te udhëhequr keq e më keq, të udhëhequr në dëm të Kosovës dhe ne dobi të Serbisë nuk kanë shtruar kurrfarë kërkesash ndaj Serbisë, janë sjellë si pulat ndaj dhelprës, të nënshtruar e të përulur para agresorit, anipse të gjitha faktet ishin në anën e Kosovës por kanë sjellë marrëveshje të dëmshme, kështu duke i lenë Serbisë hapësirë që dialogun ta kthej në dobi te vetë sikur ajo të ishte viktima e jo agresore”, thotë profesori.

Ai pohon se, fillimisht dialogu nisi keq, vazhdoi keq dhe përfundoi keq e më keq.

“U nisë duke i vu flamurit te Kosovës do yje si kur te ishin flluska bore, vazhdoi me do marrëveshje pa lidhje, me do tabela prej letre për veturat të cilat duheshin të ngjiteshin dhe të hiqeshin këndej e andej kufirit si dhe me do marrëveshje të tjera nja 45 sosh që Serbia nuk e zbaton asnjërën. Dialogu vazhdoi edhe me vrazhdë me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën të cilët i pari me 2013 dhe i dyti me 2015 i nënshkruan marrëveshjet  bizare rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive, pra kështu Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa pranuan të formohej një “mini shtet serb” në shtetin e Kosovës, marrëveshje këtë të cilën e refuzoi Gjykata Kushtetuese e Kosovës duke i numëruar 23 nene kundër kushtetuese”, pohon ai.

Sipas tij, dialogu të cilën e mori dhunshëm të udhëheq Hashim Thaçi i cili u lidhë me mafitë serbo-ruse për të ia futë Kosovës thikën pas shpine i cili për tre vite rresht takohej birave, shpellave tinëz opinionit për ti realizuar planet e serbo-sllave.

“Ky njeri tebdil i shantazhuar dhe i zënë rob nga Serbia për tri vite me radhë bëri pazare me Serbinë pa fije turpi duke bërë plane, harta dhe skica për ndarjen e Kosovës, përkatësisht për shkëputjen e Veriut për të cilën ishte e interesuar Serbia. Me siguri se do të realizohej ky planë po të mos ndalej nga mikja e madhe e Kosovës Kancelarja Angela Merkel e cila në samitin e Berlinit i tha Thaçit dhe Vuçiqit se nuk ka ndarje, nuk ka shkëmbim të territoreve”, thotë Maxharraj.

Sipas tij, nuk pati diçka të veçantë as nga marrëveshja e 4 shtatorit 2020 në Uashington ku arrit një marrëveshje me shumë në dobi të Trampit dhe Grenellit për motive elektorale se sa një marrëveshje e mirëfilltë midis dy palëve.

Image
Prof. Binak Maxharraj

“Me marrëveshjen e Uashingtonit kapitulloi Kosova sepse asgjë nuk fitoi, kurse Serbia të gjitha: minishengenin, daljen në det të Serbisë, por edhe bërjen hise të saj në Liçenin e Ujmanit, çfarë as në kohën e komunizmit nuk kishte arrit ta marr, kurse Hoti as që reagoi lidhur më këtë, kurse Kosova mori vetëm njohjen e Izraelit me insistimin e Trumit. Këtë marrëveshje këto ditë Vuçiq i grise para mediave si të pa vlerë kur u ballafaqua me realitetin që do të përballet me të fortit e Kosovës Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Por për një marrëveshje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë kohet e fundit po flitet shumë si ne Amerikë poashtu edhe në Evropë që si rezultat do te kishte njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Pra, dialogu për një marrëveshje gjithëpërfshirëse gjithsesi do të vazhdoi nen udhëheqjen e BE, por edhe me pjesëmarrjen e Amerikës, sepse pa këtë te fundit zor që do të arrihet diçka në këtë drejtim”, shton ai.

Maxhararj pohon se, në rrugëtimin për gjetjen e ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse është mbështjellë edhe më shumë lëmshi. Kosova kërkon me ngulm që me marrëveshjen përfundimtare Serbia ta njohë Kosovën, sepse çfarëdo marrëveshje tjetër pa njohje nuk do të kishte kurrfarë kuptimi. Kurse Serbia, nga ana tjetër nuk donë me ditë për njohjen e Kosovës, sepse Serbia ka hyrë në dialog jo për normalizimin e raporteve ndërshtetërore por thjeshtë për territor. Ajo haptas në këtë dialog, e ka edhe si projekt nacional, kërkon Veriun e Kosovës me vlerë 600 miliard eurove, veriun pra të praruar ne ar dhe flori, që ka vlerë sa 2,5 Serbia dhe afër sa 10 Shqipëria. Anipse puna  dhjetë vjeçare rreth dialogut është bërë lëmsh e kjo më së shumti si meritë e Hashim Thaçit, një njeriu pa sens politik i shitur, shantazhuar dhe i zënë rob nga Serbia, bërë çmos për ta shpëtuar lëkurën e vet. Por, megjithatë dialogu duhet të vazhdoj nuk ka imperativ tjetër si për Kosovën ashtu edhe për Serbin, e sidomos tashti kur në skenën politike janë aktor tjerë në dialog, me të përgatitur, më të mençur, më të shkolluar, më atdhetarë siç janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani të cilët edhe e kanë mbështetjen e votës së popullit qe këtë dialog ta udhëheqin drejtë dhe jo në dëm të Kosovës”, pohon ai.

Ai pyet se, si do ti gjejnë lidhëset e lidhura keq në këtë dialog Albini dhe Vjosa?!

“Për kryeministrin Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmanin nuk ka alternativ tjetër, ata duhet ti qaset dialogut me më një format tjetër, me dije dhe më plotë besim në vete. Do theksuar se Albin dhe Vjosa janë njerëz të kalibrit të lartë në raport me Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Avdullah Hotin. Dialogu me Serbinë do ti qasët në mënyrë serioze e te fortë, sepse Albini dhe Vjosa në asnjë rrethanë nuk janë shantazhuar e të shitur nga askush dhe se karizma e tyre është se ata nuk lëshojnë pe për asnjë katramë kur është në pyetje Kosova, sovraniteti dhe integriteti i sajë. Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit janë dy faktor qenësor për Kosovën sepse e kanë besimin e popullit që të luftojnë për të mirën e Kosovës. Ata në takim me çetnikun Vuçiq nuk do të shkojnë me duar në xhepa si Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti. Albini dhe Vjosa së pari do ta pastroj terrenin e dialogut, do të pastroi të gjithë bërllokun që e ka lënë Hashim, Isa dhe Hoti. Së pari Albini e Vjosa duhet dhe do ti zhvlerësojnë të gjitha marrëveshjet e më parme lecka e të pa vlera, dhe pastaj ata do të shpalosin kërkesa tona forta që haptas duke ia bërë me dije se në dialog janë si dy shtete të barabarta, sepse Kosova tash më shumë së 20 vite është shtet i pavarur me sovranitet të plotë se është njohtë nga me shumë se 120 vende të botës, se pavarësia e Kosovës e Kosovës është pranuar edhe ligjërisht nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë me 22 korrik 2010 si organi më i lartë juridik o OKB-së”, shton ai.

Sipas tij, këto janë fakte të pamohueshme dhe se pa këtë barabarësi nuk ka dhe nuk duhet të filloj dialogu, duke i kërkuar Serbisë që para se me hy në dialog ajo duhet të reflektoi, të kërkoj falje publike për krimet dhe gjenocidin ne Kosovë, ti kthej apo ti tregoi mbi 1650 te pagjetur të cilët janë nëpër varrezat masive nëpër Serbi, çfarë këto dite edhe u bë publike edhe në vet opinionin në Serbi se ekzistojnë, të reflektoi për dhunimin e mbi 20 mijë nënave, motrave tona, të reflektoi për dëmet (separcionet) e luftës që kapin shumën e mbi 45 miliard eurove, ta pranoj Kosovë si shtet të pavarur dhe sovran dhe si duhet që pas të gjitha këtyre të filloj dialogu për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve midis dy shteteve.

“Presidentja Vjosa Osmani dhe Albin Kurti assesi nuk duhet të lejojnë, por as të pranojnë që të hapet dialogu për temat që e prekun pavarësinë e Kosovës dhe territorin e saj. Kështu edhe ia kanë bërë të qartë Serbisë se asnjë temë që e prekë Kushtetutën e Kosovës nuk do të hapet që do të thotë se Asociacioni i komunave me shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive as qe vjen në pyetje për tu hapur sepse është shkelje e Kushtetutës dhe përzierje flagrante e Serbisë brenda Kosovës. Unë jam shumë skeptik se një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë do të reflektoi pozitivisht në afat të shkurtës duke e pas parasysh qëndrimin e fortë ë Serbisë që as se si nuk do ta njohë Kosovën e kjo krejt nga situata eksploduese e brendshme e nacionalizmit ekstrem që po mbretëron në Serbi që tash shumë vite, sepse në Serbi siç dihet janë në pushtet mbeturinat e Millosheviqit, çetniket dhe nacionalistet ekstrem në krye me vete Vuçiqin dhe Ivica Daçiqin”, potencon profesori.

Maxharraj thotë se, Serbisë i duhet shumë kohë për të reflektuar lidhur me këtë, prandaj edhe ajo nuk ngutet ta mbarojë dialogun i cili dëshiron që te zgjatë sa më shumë, sepse kjo i konvenon vet Serbisë.

“Serbisë i duhet shumë kohë për arritjen e ndonjë marrëveshje me Kosovën mbase i duhet asaj që ta ndryshoj edhe qeverisjen e saj çetniko-nacionalist me ardhjen në pushte të një qeverie me fleksibile se sa kjo që është tani e cila zor që do ti luan duart nga vendi pa një presion dhe forcë të madhe ndërkombëtare duke ia bërë të qartë asaj zgjidhë ose perëndimi me vlera të larta demokratike dhe civilizuese dhe me mirëqenie ekonomike dhe sociale ose lindjen sllave. Serbia duhet dhe do të jetë nën presion të lartë nga Evropa dhe Amerika  qe si kusht për tu pranuar në BE e ka njohjen e Kosovës. Por pos këtij presioni nga bashkësia ndërkombëtare, nga Evropa dhe Amerika qe do ti bëjnë Serbisë, Serbinë do ta ulin ne dy gjunjë edhe kërkesat reale të Albinit dhe Vjosës, që Hashim Thaçi me Isa Mustafën e Hotin as që kanë guxoftë të ia përmendin, kurse të gjitha këto Albini dhe Vjosa do të ia përplasin Vuçiqit në fytyrë botërisht”, deklaron ai.

Maxharraj tutje thotë se, në njërën anë trysnia e ndërkombëtarëve sidomos BE me Gjermaninë në krye dhe SHBA, dhe nga ana tjetër shpartallimi i Serbisë me shifra dhe fakte nga ana e Albinit dhe Vjosës.

“Serbia me Vuçiqin dhe Daçiqin do të ligështohen, sepse Albini dhe Vjosa ua morën të gjitha argumentet nga dora të cilat dialoguesit e mëparshëm Hashimi, Isa dhe Hoti as që kanë guxoftë te ia përmendin. Kjo do të thotë se në këtë mënyrë do të nisë edhe përmbyllja e dialogut me një marrëveshje dypalëshe për njohje reciproke pa cenuar për asnjë centimetër sovranitetin, integritetin dhe kufijtë e Kosovës që janë të paprekshëm. Në të kundërtën Serbia do ti humbë shanset për anëtarësim në BE, kurse Kosova si shtet i pavarur dhe sovran edhe pa njohjen e Serbisë do të vazhdoj rrugëtimin e vet properëndimor në miqësi të përjetshme me SHBA”, përfundon profesor dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat