Parashikimi: Qeveria Kurti godet në këtë drejtim, priten arrestime të njerëzve të “Prontos”

Politika

Parashikimi: Qeveria Kurti godet në këtë drejtim, priten arrestime të njerëzve të “Prontos”

Nga: P.R Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:21
Albin Kurti

Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin për pasurinë e pajustifikueshme veprim ky që i hap rrugë draftimit të një ligji të veçantë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se me anë të këtij projektligji do të përcaktohen qartë arsyet për konfiskim të pasurisë, duke shtuar se koncept-dokumenti i cili u paraqit në mbledhje ne qeverisë, ofron analizë cilësore mbi nevojën e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme.

“Ministria e Drejtësisë, pas miratimit të këtij koncept dokumenti, menjëherë pas asnjë vonesë do të hartojë projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme i cili do të përmbajë rregullimin e koncepteve lidhur me hetimin e pasurisë së pajustifikueshme e cila pasuri i takon personave të dyshuar. Gjithashtu me këtë projektligj do të rregullohen qartë elementet se mbi bazën e cilave dyshimeve do të iniciohet procedura për konfiskimin e pasurisë e cila është gjithnjë e pajustifikueshme apo e paligjshme”, tha Haxhiu.

“Projektligji për konfiskimin e pasurisë do të fillojë të zbatohet retroaktivisht nga një periudhë që do të përcaktohet pas diskutimeve dhe analizave që do të bëhen në fazën e hartimit të tij. Ajo që mund të them sot është që ky ligj do të gjejë zbatim para shpalljes së Pavarësisë”, shtoi ndër tjerash Albulena Haxhiu.

E lidhur me miratimin e këtij koncept-dokumenti, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai thotë fillimisht do të duhet të bëhet Vetting-u në Kosovë, proces ky me përfshirjen e SHBA-së.

“Është për t'u përshëndetur inicimi i këtij dokumenti. Së pari duhet bërë Vetting të mirëfilltë, me përfshirjen edhe të SHBA-ve në këtë proces, si hapi i parë i ç’kapjes së shtetit. Pastaj mund të vazhdohet me hapa tjerë, ndër to, mbase më kryesori konfiskimi i pasurisë së paligjshme”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, ky koncept-dokument prek më së shumti njerëzit e klanit “Pronto”.

“Me inicimin e këtij dokumenti bazë për konfiskimin e pasurisë dridhen edhe këmbët e klanit “Pronto” të cilët janë zhvatësit kryesorë të shtetit, trajtimin që ata i bënë shtetit duke e konsideruar si plaçkë. Besoj se qeveria Kurti do të bëjë goditje në këtë drejtim, me arrestime të njerëzve të "Pronto" që janë edhe zhvatësit kryesor të pasurisë së Kosovës”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat