Paqartësi në Prizren, Haskuka paralajmëron rikandidimin për të parin e komunës

Politika

Paqartësi në Prizren, Haskuka paralajmëron rikandidimin për të parin e komunës

Nga: A.Morina Më: 17 prill 2021 Në ora: 22:59
Mytaher Haksuka

Zgjedhjet lokale në Kosovë, priten të mbahen në fund të këtij viti, më saktësisht në muajin tetor.

Në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje zgjedhjet e kaluara lokale i fitojë me kandidatin e saj, Mytaher Haskuka.

Mirëpo, vetëm disa ditë më parë, befasoi me vendimin që në zgjedhjet e tetorit do të kandidojë me deputeten Drita Millakun.

Siç duket, VV nuk ka qenë e kënaqur me mënyrën se si Haskuka e prezantoi atë dhe programin qeverisës në Prizren.

Pavarësisht kandidaturës së Millakut, Haskuka nuk e ka ndër mend të dorëzohet, ai po shqyrton mundësinë e rikandidimit për të parin e Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Bota sot”, duke thënë se ka marrë shumë kërkesa nga qytetarët dhe OJQ-të e ndryshme që t’i përfundojnë projektet që i kanë filluar së bashku në Prizren.

“Jam duke marrë shumë kërkesa nga qytetarët dhe OJQ-të e ndryshme me të cilët kemi punuar, që t’i përfundojmë projektet që i kemi filluar së bashku në Prizren. Andaj jam duke shqyrtuar këtë kërkesë dhe në bazë të këtyre kërkesave do të bëj rikandidimin”, deklaroi kryetari Haskuka, përcjell “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat