Çfarë po planifikon BE me Serbinë? Paralajmërimi për Albin Kurtin: Vëmendje, kjo mund të bëhet pengesë në të ardhmen!

Politika

Çfarë po planifikon BE me Serbinë? Paralajmërimi për Albin Kurtin: Vëmendje, kjo mund të bëhet pengesë në të ardhmen!

Nga: A.Morina Më: 26 prill 2021 Në ora: 23:29
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar informata se kryeministri i vendit, Albin Kurti do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiqin, me 11 maj në Bruksel.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i cili njoftoi se Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë as ftesë, as njoftim për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj.

“Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve. Kryeministri Kurti udhëton nesër në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge”, deklaroi Kryeziu.

Analisti politik, Islam Krasniqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi këto paqartësi në lidhje me rifillim e dialogut Kosovës-Serbi dhe takimet e palës serbe me Bashkimin Evropain.

Krasniqi tha se duhet besuar plotësisht deklaratave të Qeverisë Kurti, ku thuhet se nuk kanë marrë ftesë për takim me Aleksandër Vuçiqin.

Image
Analisti politik, Islam Krasniqi

“Ne duhet t'i besojmë Qeverisë së Republikës së Kosovës pasi që ajo as që është njoftuar dhe as që ka pranuar ftesë nga Brukseli zyrtar për një takim më presidentin e Serbisë, pos asaj që është përmendur në media”, deklaroi Krasniqi.

Tutje, analisti nuk e përjashtoi mundësinë që BE dhe Serbia të kenë planifikuar një takim pa vullnetin e Kosovës, mirëpo Krasniqi beson se Kurti nuk do ta pranoj një takim të tillë.

“Serbia dhe BE-ja kanë mundësi që kanë planifikuar një takim pa vullnetin e Republikës së Kosovës, të cilës ia imponojnë, mirëpo z.Kurti nuk besoj se do të pranoj një takim të tillë, pasi që akoma nuk është përgatitur dhe nuk ka një platformë lidhur me dialogun”, theksoi ai.

Në fund, Krasniqi kërkoi nga kryeministri Kurti dhe udhëheqësit e tjerë të shtetit që të kenë kujdes dhe të mos bëjnë hapa të gabuar,

“Mos të harrojmë së BE-ja ka punuar pas krahëve tonë historikisht edhe tani mund të bëjë një gjë të tillë, por ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe mos të bëjmë hapa të gabuar, të cilët mund të na bëhen pengesë në të ardhmen dhe shpresoj që kemi mësuar nga e kaluara!”, përfundoi Islam Krasniqi, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat