Dialogu/ Ja çfarë ua bëri të qartë Kurti, Serbisë dhe Brukselit

Politika

Dialogu/ Ja çfarë ua bëri të qartë Kurti, Serbisë dhe Brukselit

Nga: A.M. Më: 2 maj 2021 Në ora: 15:03
Albin Kurti

Kosova ka 13 vite që është shpallur shtet i pavarur.

Kosova që nga shpallja e Pavarësisë është përballuar me sfida të ndryshme.

 Që nga mos njohja e Pavarësisë së saj nga pesë vendet evropiane deri tek ballafaqimi i saj me Serbinë.

Mos njohja e simboleve të shtetit të Kosovës, u vërejt edhe në vizitën dy ditore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Bruksel.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se BE dhe Serbia janë mësuar më lëshimet e palës së Kosovës e cila në atë kohë përfaqësohej nga ish presidenti e ish kryeministri Hashim Thaçi.

“BE dhe Serbia të mësuar me lëshimet dhe nënshtrimet poshtëruese të kuislingut Hashim Thaçi që për dhjet vite me radhë bisedime me Serbinë, Kosova të përfaqësohet me fusnotë dhe si "krahinë" e Serbisë, pozitë në të cilin e lëshoi vet kuislingu Thaçi me patriotët e fjalëve të mëdha dhe vepra ende të pa dëshmuara nga historia, që ata vazhdojnë t`ia dedikojnë vetvetes, edhe gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurtit në Bruksel, pothuajse në të gjitha takimet me zyrtarët e BE-së, u pritë pa simbole dhe flamurin shtetëror të Kosovës”, ka thënë ai.

Më tej, Qarri ka treguar se pse ndodhi shtyrja e takimit të paraparë me 11 maj ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.

“Madje gjatë vizitës që kryeministri Kurti realizoi në BE, mungesa e flamurit dhe simboleve të shtetit tonë u përsërit edhe në takimet që pati, që nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell e deri te zyrtar edhe të rangut më të ulët evropian.  Për aq më tepër shefi për politik të jashtme i BE-së, Josep Borell në kontakt me Vuçiqin, njëjtë si në kohët e Thaçit dhe të Federica Mogherinit, kishin caktuar edhe takimin ndërmjet Vuçiqit dhe kryeministrit Kurti, pa e njoftuar as marrë paraprakisht miratimin zyrtar të tij dhe as të Qeverisë së Kosovës. Ndaj duke parë poshtërimin e paprecedent që edhe pas zgjedhjes së kryeministrit të ri, me mbi 50% të votave të popullit, vazhdoi ti bëhej serish Kosovës, jo vetëm nga Serbia por edhe nga vet udhëheqësit aktual të BE-së, z. Kurti jo vetëm që nuk u pajtua me këtë qëndrim fyes e poshtërues, por ai hodhi poshtë edhe takimin me Vuçiqin të paracaktuar të mbahej me 11 maj në Bruksel”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ndërkaq, Qarri ka komentuar edhe deklaratën e Kurtit për rifillimin e dialogut.

“Për aq më tepër, në selinë e BE-së, z. Kurti deklaroi prerazi se në mënyrë që të mund të rifillojë dialogu, Serbia duhet ta njoh realitetin dhe pranoj krimet e luftës të kryera ne Kosovë, ndërsa bisedimet e ardhshme, medoemos duhet të marrin formë tjetër, në të cilat Kosova do të marrë pjesë vetëm si shtet i pavarur dhe i barabartë negociimi me Serbinë, ku temat kryesore dhe me prioritet, do të jenë çështja e të pagjeturve, gjenocidi dhe krimet e kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve të pafajshëm gjatë viteve të okupimit dhe luftës çlirimtare të popullit në Kosovë”, ka cekur ai për “Bota sot”.

Më teje, Qarri shprehet se është për tu habitur me qëndrimin e përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Evropian, pasi që ata të njëjtit po ndërmjetësojnë arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qëndrimi kontrovers i përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Evropian, habit edhe më tepër, për vet faktin se pikërisht të njëjtit njerëz, që injorojnë shtetin e Kosovës në këtë mënyrë kaq të ulët, kinse mëtojnë ti ndërmjetësojnë edhe bisedimet për arritjen e një marrëveshje gjoja të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Ndaj, fakti që zyrtar të lartë të një bashkësie të madhe si BE, Josep Borell dhe Mirosllav Lajçak, provojnë të solidarizohen edhe në emër të BE-së,100 % me qëndrimet e Serbisë okupatore, bëri që kryeministri Kurti të reagonte me plot të drejtë, duke hedhur poshtë, si takimin me Vuçiqin ashtu edhe rifillimin e bisedimeve me Serbinë, pa kushte të barabarta për të dy vendet dhe pa konsultim paraprak me Kosovën”, ka deklaruar Qarri për “Bota sot”.

Sipas tij, Kurti nuk pranoi vendosjen e Kosovës nën kushte të tilla poshtëruese.

Kryeministri nuk pranoi për asnjë çmim, vendosjen e Kosovës nën kushte të tilla poshtëruese, si shtet të pabarabartë dhe kuazi “krahinë” të Serbisë, siç ishin mësuar ta vendosnin me qeveritë e kaluara, gjë që u dogji shumë partive të inkriminuara në Kosovë, sa që gati të gjitha në vend se ti kërkonin falje popullit të Kosovës, u hodhën pa fije turpi, dhe sulmuan Albin Kurtin. Duke pasur parasysh faktin se i vetmi institucion i BE-së, që bëri përjashtim nga qëndrimi i Borellit e disa zyrtarëve tjerë, duke respektuar shtetësinë e Kosovës me vendosjen e simboleve dhe flamurit të saj shtetëror, ishte Parlamenti Evropian, kryeministri Kurti me shumë të drejtë ua bëri të qartë, Borellit, Lajçaku dhe Vuçiqit e gjithë të tjerëve se Kosova tash e mbi 13 vite është shtet i pavarur dhe këtë realitet duhet ta pranojë, piksëpari vet BE, e bashkë me te edhe Serbia, nëse janë të interesuara për dialog”, ka theksuar Qarri për “Bota sot”

Po ashtu, ai shton se Kurti ka bërë të ditura edhe kushtet nën të cilat Kosova do të pranonte rifillimin e dialogut me Serbinë.

“Përndryshe kryeministri Kurti sqaroi edhe një herë më tepër, se ai vet, as përfaqësuesit tjerë të vendit tonë, nuk janë të interesuar për ngutje të procesit, por për mirë përgatitjen e tij, rifillimi i të cilit mund të organizohet vetëm mbi parimin e pjesëmarrjes si dy shtete të barabarta, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialog. Për aq më tepër në fjalimin e mbajtur në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, para eurodeputetëve, Albin Kurti ka bërë të ditura edhe kushtet nën të cilat Kosova do të pranonte rifillimin e dialogut me Serbinë, ku si kusht të parë kërkoi që Serbia ta pranojë realitetin e ri, e dyta, ti pranojë gjenocidin dhe krimet e shkaktuara në Kosovë, e treta, Kosova dhe Serbia mund të zhvillojnë dialog vetëm si dy shtete të pavarura dhe e katërta, Serbia duhet ta sqarojë përfundimisht fatin e mijëra të pagjeturve dhe ti kthej sa më parë, trupat e tyre në Kosovë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Në fund, Qarri ka treguar se çfarë i ka bërë të ditur kryeministri Kurti gjatë kohës kur ishte në Bruksel.

“Dhe për fund z. Kurti deklaroi publikisht para përfaqësueseve më të lartë të BE-së, se ai si kryeministër i zgjedhur me mbi 50% të votave  të qytetarëve të Kosovës, ka për detyrë ta mbrojë sovranitetin e fituar me luftë në të cilën mori pjesë edhe NATO, pavarësinë e vendit dhe kushtetutën e shtetit që përfaqëson, dhe se Kosova për asnjë çmim, nuk do të lejojë më, të injorohet nga vendet e BE-së, as të kthehet në kohën e para pavarësisë, në ballafaqim me një shtet ish okupator si Serbia, e cila asnjëherë deri më tani, nuk është distancuar nga krimet dhe gjenocidi i shkaktuar nga kasapi Sllobodan Millosheviq, ministër i informatave dhe pjesë e kabinetit qeveritar të të cilit ishte edhe vet presidenti aktual i Serbisë krimineli Aleksandër Vuçiq, me të cilin, pa fije turpi, vazhdojnë të solidarizohen Josep Borell e Mirosllav Lajçak edhe si përfaqësues dhe emisarë të BE-së”, ka përfunduar Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat