Protesta për sulmet në Palestinë/ Analisti: Përkrahje ndaj atyre që nuk e përkrahën kurrë Kosovën

Politika

Protesta për sulmet në Palestinë/ Analisti: Përkrahje ndaj atyre që nuk e përkrahën kurrë Kosovën

Nga: A.Z Më: 15 maj 2021 Në ora: 21:46
Qytetarët në protestë për Palestinën

Është mbajtur të premten në kryeqytet marsh protestues në solidarizim me popullin palestinez.

Dhjetëra qytetarë kanë dalë në sheshet e Prishtinës në mbështetje të familjeve në Gaza dhe kundër dhunës që po përdoret nga Izraeli, teksa kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë karshi spastrimit etnik që po ndodhë mbi popullin palestinez.

“Liri për Palestinën”, “Mos i prekni fëmijët”, “Kundër fashizmit” dhe “Kundër spastrimit etnik”, brohoritnin marshuesit.

Lidhur me këtë, analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, e quan protestë të panevojshme, madje edhe të dëmshme për Kosovën, sepse sipas tij, kur Serbia ushtrojë gjenocidë në Kosovë, e mundëm me miqtë tanë në botë, por jo edhe me Palestinën.

“Kemi shumë komentime për konfliktin ushtarak ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, që gjithnjë e më shumë po merrë përmasa shqetësuese. U mbajtë edhe një protestë e vogël në Prishtinë që ishte shumë e panevojshme, e pa jusifikueshme dhe e dëmshme për Kosovën. Nuk dua të arsyetojë në asnjë mënyrë vrasjet e civilëve në të dyja anët, por ne kemi mjaftë probleme tona, dhe jemi një shtet i vogël qe nuk na bënë hesap bash askush, kur bëhet fjalë për konfliktet e ndryshme në botë. Ne e kemi përjetuar në lëkurën tonë dhunë shtazarake serbe. Kemi kaluar nëpër rrathët e ferrit, ku Serbia ushtrojë gjenocid kundër shqiptarëve. E mundëm Serbinë së bashku me miqtë tanë në botë, jo vetëm. Këtë nuk guxojmë ta harrojmë kurrë. Dhe, ata miqë sigurisht se nuk ishin Palestinë dhe as palestinezët dhe as ish Shtetet e pa inkuadruara të ideatorit dhe të diktatorit famëkeq, Tito”, deklaroi ai.

Tutje shtoi se ka arsye të shumta për t’i mos i përkrahur, sepse ata po i përkrahin armiqtë që na shkaktuan gjenocidë, prandaj duhet pasur kujdes për t’i mos humbur ata që na përkrahën në ditët më të vështira.

“Ka njëmijë arsye që ne na bëjnë që mos të dalim në përkrahje atyre që kurrë nuk e përkrahën lirinë tonë, nuk e përkrahën pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Ata po i përkrahin edhe sot e kësaj dite armiqtë tanë të cilët shkaktuan gjenocid duke vrarë mijëra civilë, gra, pleq e femijë të pafajshëm shqiptarë. Të dalësh në një protestë apo me shkrime kundër çdo llojë dhune civile justifikohet, por asgjë më shumë se kjo. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm e mos t’i humbim miqtë tanë tradicional. Mos ta humbim përkrahjen e atyre që na dolën zot në ditët dhe netët më të vështira kur çdo minutë dhe orë u luftua për jetë a vdekje”, përfundoi Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat