Analisti paralajmëron reduktimin e partive politike në vend – kjo është arsyeja

Politika

Analisti paralajmëron reduktimin e partive politike në vend – kjo është arsyeja

Nga: A.Morina Më: 31 korrik 2021 Në ora: 22:48
Kuvendi i Kosovës

Disa parti politike në Kosovë ende vazhdojnë të mbajnë në strukturat e tyre organizative individ të cilët kanë të kaluar korruptive.

Ky është një problem që po i përcjell në vazhdimësi partitë tradicionale, shkruan "Bota sot".

Partia Demokratike të Kosovës këtë të ejte do të zgjedh kryesinë e re, ndërsa mbetet të shihet nëse do të përshijë politikanë me afera korruptive.

Njohësi i çështjeve politike, Adem Bytyçi në një prononcim për gazetën “Bota sot” paralajmëroi partitë politike, të cilat kanë në strukturat e tyre individ me të kaluar korruptive.

Ai tha se nëse nuk marrin vendime që t’i reciklojnë strukturat e tyre nga këta persona, atëherë nuk do të kenë sukses në zgjedhjet e ardhshme.

“Jo vetëm Partia Demokratike e Kosovës, por edhe të gjitha partitë tjera të cilët nuk i reciklojnë strukturat e tyre udhëheqëse nga bashkëpartiakët e tyre të korruptuar, nuk do të kenë sukses në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kurdo që të mbahen ato”, deklaroi Bytyçi.

Ndërsa, analisti nuk e pa të arsyshme që të përmend emra, pasi ai beson që qytetarët tashmë i njohin personat e korruptuar.

“Nuk është me rëndësi të përmenden emra sepse tanimë qytetarët e Kosovës i dijnë me emra e mbiemra cilët janë ata individ të korruptuar në të gjitha subjektet politike”, theksoi ai.

Në fund, Bytyçi deklaroi se nëse partitë vazhdojnë të emërojnë individ të korruptuar, atëherë numri i subjekteve politike në Kosovë do të reduktohet.

Ai tregoi edhe cilat parti do ta dominojnë skenën politike në vend.

“Nëse subjektet politike vazhdojnë ta ndjekin këtë kurs politik, që në strukturat udhëheqëse të tyre të zgjedhin bashkëpartiakët e tyre të korruptuar, zgjedhje pas zgjedhjesh numri i këtyre subjekteve politike do të reduktohet dhe skenën politike të Kosovës do ta dominojnë ato parti politike të cilat në strukturat e tyre udhëheqëse nuk emërojnë asnjë bashkëpartiak të tyre të korrtuptuar”, përmbylli Adem Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat