“Merr fund loja e Vuçiqit”/Analisti tregon se çfarë e pret në takimin e radhës me Kurtin

Politika

“Merr fund loja e Vuçiqit”/Analisti tregon se çfarë e pret në takimin e radhës me Kurtin

Nga: M.H. Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:46
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, foto ilustrim nga "Bota sot"

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetët një ndër temat më aktuale në vend.

Mos arritja e një marrëveshje finale mes dy vendeve po sjellë takime të vazhdueshme, shkruan “Bota sot”.

Në lidhje me këtë teme për “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Ai u shpreh se qeveria në krye Kurtin për herë të parë pas shumë vitesh ka arritur të përballë Vuçiqin me realitetin.

Image
Binak Maxharraj

Duke vazhduar ai përmend edhe Thaçin dhe Mustafën që sollën vetëm marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

“Kjo qeveri në krye me kryeministrin Albin Kurti për herë të parë pas dhjetë vitesh diagolimi përbuzës, nënçmues po ia tregon vendin Vuçiqit. Po e mbështetë për muri duke ia shpërfaqë fytyrës të gjitha krimet deri në gjenocid të bëra ndaj shqiptarëve, të cilat negociuesit e mëparshëm me Thaçin, Mustafën as që patën guximin t`ia përmendin, por që i sollën marrëveshje të dëmshme Kosovës”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër analisti thekson që epërsia e Vuçiqit në dialog tashmë ka marr fund pasi Kurti i ka treguar që më Kosova nuk do të bëjë kompromis në dëm të vendit.

“Me këtë epërsia dhe loja e Vuçiqit në dialog ka marrë fund, sepse Kurti i tregoi se më nuk është i nënshtruar por është palë e barabartë në dialog, për çka Vuçiq në dy takimet e fundit mbeti i tmerruar, mbeti pa fjalë por i tërbuar si bisha. Kjo sepse me këtë qeveri dhe me Kurtin si kryeministër ka ardhur koha për llogaridhënie ndaj Kosovës, e jo të kërkojë ndonjë llogari apo kompromis nga Kosova”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat