“Albin Kurti po e sfidon Aleksandër Vuçiqin”, këtë u detyrua të pranojë më në fund Serbia

Politika

“Albin Kurti po e sfidon Aleksandër Vuçiqin”, këtë u detyrua të pranojë më në fund Serbia

Nga: P.R. Më: 12 shtator 2021 Në ora: 18:02
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, foto ilustrim nga "Bota sot"

Deklarata e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se janë dakorduar me palën serbe për hapjen e arkivave shtetërore nxiti shumë reagime në Kosovë. E vet Bislmi tha se po keqinterpretohet qëllimisht.

Hapja e këtyre arkivave është e domosdoshme nëse pala serbe dëshiron të dëshmojë konstruktivitetin e saj në proces. Përveç kësaj, kemi kërkuar që ekipet punuese të takohen sa më shpesh dhe që njëkohësisht trupat e identifikuar nga vend-gërmimi në Kizhevak të sillen sa më parë në Kosovë.Në këtë kontekst, e vetmja palë që përfiton nga dakordimi i arritur në Bruksel (në rast se respektohet nga Serbia dhe për këtë mund të diskutojmë gjithsesi), është pala kosovare, e cila fiton mundësinë për të konsultuar dokumente të vlefshme mbi vendndodhjen e trupave të personave të zhdukur me forcë dhe ende të pagjetur. Përfundimit të ankthit të familjeve të këtyre personave do të duhej t’i gëzohemi të gjithë, e jo të tmerrohemi nga suksesi eventual i ekipit tonë të dialogut”, tha zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

E në mbështetje të Bislimit ka dal analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Gani Qarri, sipas të cilit, hapja e arkivave shtetërore do të zbulojë edhe më shumë detajet e krimeve serbe të kryera ndaj shqiptarëve.

Image
Gani Qarri

Lajmi i cili u dha me 8 shtator nga Brukseli, se pas insistimit të vazhdueshëm këmbëngulës të Kosovës në Selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, në praninë e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Serbia përfundimisht pranoi hapjen e arkivave shtetërore mbi shqiptarët e vrarë e të kidnapuar dhe vendndodhjen e varrosjeve dhe të rivarrosjeve e tyre në varreza masive gjithandej nëpër Serbi nga ushtria dhe policia okupatore serbe, për të zhdukur gjurmët e krimit dhe gjenocidit shtetëror serb në Kosovë, nuk ka dyshim se ky akt domethënës, do të sjellë argumente shtesë dhe dëshmi të reja të paditura deri më tani, për Kosovën dhe shqiptarët mbi krimin e ushtruar serb, ndaj të kidnapuarve dhe të pagjeturve tanë, tash e mbi 22 vite me radhë”, thotë Qarri për “Bota sot”.

Sipas tij, këto dëshmi mund të shërbejnë edhe për padinë për gjenocid, padi të cilën Kosova synon ta bëjë ndaj Serbisë.

Dëshmi dhe argumente autentike mbi terrorin policor e ushtarak të Serbisë, si dhe mënyrat dhe përmasat e masakrimit të shqiptarëve të pambrojtur, duke nxjerrë në pah edhe fakte domethënëse për padinë të cilën Kosova, po përgatitet ta ngritë deri në fund të këtij viti Kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për krim dhe gjenocid të organizuar shtetërorë të Serbisë ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë”, shprehet Qarri.

Sipas tij, ashtu siç edhe është shprehur kryeministri Kurti, tema e cila nuk duhet të presë është tema e të pagjeturve.

Dhe ashtu siç shprehet vet kryeministri Kurti, tema e vetme e cila, pas mese 22 vitesh të kaluara, nuk pret dhe kërkon zgjidhje urgjente, është ajo e të pagjeturve, që fatkeqësisht për shkak të heshtjes së qeverive të kaluara, shqiptarët e vrarë dhe të kidnapuar edhe të vdekur, përmbi dy dekada me radhë, vazhdojnë të mbahen peng nga ministri i informatave të Millosheviqit krimineli Aleksandër Vuçiq dhe Serbia, familjarët e të cilëve edhe 22 vite pas lufte presin me ankth kthimin e tyre në Kosovë”, thekson Qarri.

Ai shton se Serbia u detyrua më në fund që të pranojë hapjen e arkivave të saj, gjë e cila do të kontribuojë në zbardhjen e fatit të pagjeturve.

Kështu që, megjithëse palët nuk u morën vesh për të gjitha temat e ngritura, gëzon shumë fakti se nën insistimin këmbëngulës të delegacionit të Kosovës, qysh se ka filluar z. Kurti ta udhëheq ekipin negociues, Serbia përfundimisht u detyra të pranonte hapjen e arkivave, që deri më tani ka refuzuar ta bënte, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe vazhdimin e zhvarrosjes së mbetjeve mortore të viktimave shqiptare, në vendet e piketuara për gërmim si miniera e Kizhevjakut afër Rashkës. Minierë e kthyer në varrezë masive për groposjen masive të shqiptarëve të kidnapuar, ku kohë më parë u nxorën të paktën trupat e nëntë shqiptarëve të vrarë, të bartur nga Kosova dhe varrosur e rivarrosur nga ushtria dhe policia okupuese serbe, nëpër vende të ndryshme në Serbi, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit që kanë kryer në Kosovë”, deklaron Qarri për “Bota sot”.

Siç dihet deri më tani nga opinioni i gjerë i Kosovës, në minierën e Kizhevjakut të Rashkës gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve të kidnapuar gjatë luftës në Kosovë, kanë nisur qysh në vitin e kaluar dhe rifilluan nga 5 deri më 26 maj, të cilat, pas hapjes së arkivave të ushtrisë dhe policisë serbe, pritet serish të vazhdojnë aty dhe nisin gërmime të reja edhe në vende tjera të dyshimta për varreza masive të mbushura me trupa të shqiptarëve të vrarë dhe të kidnapuar, që në Kosovë, tash e mbi 22 vite konsiderohen si të pagjetur”, shpjegon më tej Qarri.

Sipas Qarrit, Kurti po e sfidon hapur Aleksandër Vuçiqin, njëri nga përgjegjësit e gjenocidit në Kosovë.

Ndaj duke pasur parasysh se si Serbia vazhdimisht ka kundërshtuar bisedimet për këtë temë kaq të dhembshme dhe delikate, megjithëse në takimin e 8 shtatorit në Bruksel u konfirmua se pala serbe ka pranuar hapjen e arkivave, deklarata e kryeministrit të Kosovës është një paralajmërim i fortë dhe sfida më serioze me të cilën Albin Kurti po e sfidon shtetin serb dhe vet Aleksandër Vuçiqin, njëri nga përgjegjësit kryesor për gjenocidin në Kosovë dhe krimin e organizuar shtetëror të Serbisë mbi shqiptarët e pafajshëm”, deklaron Qarri.

Kjo për vet faktin se me hapjen e arkivave të policisë dhe ushtrisë serbe, sado në mënyrë të kujdesshme dhe formë të kufizuar që ato mund të hapen, hapja e tyre, padyshim do të sjellë argumente shtesë dhe dëshmi të reja, për ne, të paditura deri më tani, mbi terrorin e ushtruar, si dhe mbi përmasat dhe mënyrat e masakrimit të shqiptarëve të pambrojtur, duke nxjerrë në pah edhe fakte domethënëse për padinë të cilën Kosova, po përgatitet ta ngritë deri në fund të vitit kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, për krim dhe gjenocid të organizuar shtetërorë të Serbisë ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë, gjë që do të jetë argument shumë i fortë reflektimi për ndërkombëtarët dhe akt tepër domethënës edhe për marrëveshjen përfundimtare të Kosovës me Serbinë”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat