Takimi Kurti-Merkel/ Analisti tregon për çka do të bisedohet

Politika

Takimi Kurti-Merkel/ Analisti tregon për çka do të bisedohet

Nga: A.SH Më: 12 shtator 2021 Në ora: 22:18
Albin Kurti, Angela Merkel

Kancelarja gjermane pritet që këtë të martë ta vizitojë Shqipërinë.

E gjatë vizitës së saj, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pritet që ta takojë kancelaren gjermane Merkel.

Këtë takim e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Mundem me e konfirmu që Kryeministri Kurti do të takohet me Kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë”.

Analisti Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar rreth këtij takim duke thënë se, ky është një takim me rëndësi të madhe për shtetin tonë, kur e dimë se shteti gjerman ka qenë në krahun e Kosovës në çdo aspekt.

“Ky takim është shumë i rëndësishëm për Republikën e Kosovës kur e dimë se shtetit gjerman ka qenë në krahun tonë duke na përkrahur dhe mbrojtur në çdo aspekt, si aspektin ekonomik ashtu edhe politik dhe është vendi i vetëm që e ka bllokuar shtetin serb për të vazhduar rrugën drejt BE-së pa e njohur Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.

Image
Islam Krasniqi

 

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti me Angela Merkel do të bisedojë për të ardhmen e Kosovës, pataj për dialogun, do të kërkojë heqjen e vizave për qytetarët tanë etj.

“Znj. Merkel vjen në Tiranë për të biseduar lidhur me përmbushjen e kritereve për të vazhduar bisedimet për anëtarësimin në BE, e që z. Kurti duhet të bisedoj për të ardhmen e Republikës së Kosovës, dialogun me Serbi, dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe BE, duke kërkuar edhe heqjen e regjimit të vizave për qytetarët tanë”, deklaron Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat