Gara për Prishtinën, analisti tregon se çfarë i mungon secilit prej kandidatëve

Politika

Gara për Prishtinën, analisti tregon se çfarë i mungon secilit prej kandidatëve

Nga: A.Z Më: 13 shtator 2021 Në ora: 15:29
Kandidatët për kryetar të Prishtinës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se asnjë nga kandidatët e tjerë për kryetar të Prishtinës, nuk kanë eksperiencë në menaxhimin dhe konkretizimin e projekteve.

Ky fakt, sipas tij, e bën atë si kandidatin më të përshtatshëm për Prishtinën.

Madje, Rama ka thënë se është i bindur se do të dalë i pari në zgjedhje.

Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjnai, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se kjo varet se cili kandidat pretendon dhe secili nga ta merret me diçka tjetër, por jo me zhvillim ekonomik.

Andaj sipas Burjanit, asnjëri nga kandidatët nuk mund të zhvillojë ekonomi lokale, pa program.

“Varet se cili kandidat pretendon, se ka diçka në këtë drejtim, për shembull, Urani ka përvojë me menaxhim mjekësor, Përparimi arkitekt, edhe Arben Vitia mjek. Mendimi im është ky, bazuar në kompetencat që i jep ligji për vetëqeverisje lokale, asnjëri kandidat deri më tash nuk është marrë me vizionin për zhvillimin ekonomik lokal. Por, të gjithë merren me gjëra të tjera dhe këta nuk mund të zhvillojnë ekonomi lokale pa paltformë, pa program”, është shprehur ai.

Më tej, ai ka theksuar se këta kandidatë kanë defekte të mëdha, sepse komunat kanë nevojë për zhvillim ekonomik.

Burjani shtoi se këta kandidatët janë shkel e shko, vetëm për të zënë numra.

“Njëri me arkitekturë, tjetri merret me gjelbërim, e njëri me kanalizim e shërbime, pra këta kanë defekte të mëdha si kandidatë dhe kompetencat që ua jep ligji për vetëqeverisje lokale. Komunat kanë nevojë jo për asfalt e as ndoshta transport, por për zhvillim ekonomik dhe për të ndërtuar Spitalin Rajonal të Prishtinës, që lokacioni duhet të jetë në Komunën e Prishtinës, me lokacion ku frekuentimi është i lehtë. Prapë të ardhur keq që këta kandidatë janë shkel e shko, sa për tu kandiduar dhe për të zënë vend numrash në Prishtinë”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat