Ëndrra e Serbisë që iu shua në KS të OKB-së/Analisti tregon mesazhin që përçoi Osmani

Politika

Ëndrra e Serbisë që iu shua në KS të OKB-së/Analisti tregon mesazhin që përçoi Osmani

Nga: M.H. Më: 16 tetor 2021 Në ora: 22:47
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Gjatë ditës së djeshme presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

E cila ka kërkuar që Serbia të kuptojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur dhe se një e gjë e tillë nuk ka kthim prapa.

Presidentja Osmani ka thënë se ish-ministrat e Millosheviqit po qeverisin në Serbi dhe kanë qëllimet e njëjta vetëm strategjinë e kanë ndryshuar.

Në lidhje me këtë temë, ka folur për “Bota sot”, analisti politik, Gani Qarri i cili u shpreh se në këtë mbledhje, Kosova u përballë edhe me çështjen e UNMIK-ut.

E që sipas analistit UNMIK-u ka përfunduar misionin në vendin tonë dhe tani po përdoret për ta njollosur Kosovën.

Image
Gani Qarri

Fatkeqësisht Kosova përveç përballjes së ashpër me Serbinë okupatore, veçanërisht kësaj radhe, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Njo Jork, ndoshta edhe nga ndikimi i habibave arabo-musliman, të Serbisë nga vendet e ashtuquajtura, "të pa-inkuadruara", që sapo përfunduan një takim nostalgjik me Vuçiqin në Beograd, organizatë kjo e vdekur qysh moti, ka hasur edhe në sulmet e paprecedent të "Zahiri-t" të UNMIK-ut, i cili edhe njëherë më tepër e dëshmoi se megjithëse gëzon mikpritjen dhe ha bukën e vendit tonë, keqpërdor në mënyrën më të vrazhdë që të dyja dhe është vënë hapur në shërbim të Serbisë dhe bandave kriminale serbe në veri të vendit tonë. Kjo dëshmon edhe një herë më tepër se UNMIK, as afganistanasi me nam, Zahir Tanin, jo vetëm që nuk janë këtu, për të mirën e shtetit tonë, por veçanërisht udhëheqësi i këtij misioni të panevojshëm dhe të tejkaluar për kohën, përpiqet ta njollosë dhe minojë Kosovën edhe nga brenda, sidomos me rastin e mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për vendin tonë”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thotë që në këtë mbledhje Osmani ia bëri të qartë Serbisë që Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, që nuk lejon ta shkel më askush.

Gjithashtu një gjë të qartë që përçoi presidentja është që publikisht tregoi që Vuçiq po ndjek hapat e Millosheviqit për Kosovën.

Prandaj presidentja Vjosa Osmani, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, përveçse ia bëri të qartë Serbisë realitetin se Kosova është shtet i pavarur dhe se një e gjë e tillë nuk ka më, kthim prapa, ajo u detyrua tu përgjigjet edhe sulmeve të paprecedent të "Zahirit" të UNMIK-ut, pasi që në këtë mbledhje, ai pa fije turpi, bëri përgjegjëse Kosovën për tensionet e krijuara në veri, pas vendosjes së reciprocitetit për targat me Serbinë. E siç dihet tanimë nga i gjithë opinioni ynë dhe përfaqësuesit ndërkombëtar,përfshi Zahirin dhe UNMIK-un, kjo marrëveshje është nënshkruar nga vet Serbia, qysh në vitin 2013 në Bruksel, ndërsa edhe aksioni i policisë për luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar, u ndërmor në gjithë Kosovën dhe në koordinim të plotë me NATO-në, KFOR-in dhe ambasadat e QUINT-it, në vendin tonë dhe nuk ishte operacin i drejtuar kundër serbëve në veri as jug të Kosovës. Ndaj dhe e para e vendit tonë, zonja Vjosa Osmani, pasi qartësoi të gjitha shtetet pjesëmarrëse në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, se ish-ministrat e Millosheviqit si krimineli Aleksandër Vuçiq, i cili aktualisht qeverisë edhe me Serbinë, kanë qëllime të njëjta me kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin për Kosovën, por kanë ndryshuar vetëm strategjinë e veprimit. Duke manipuluar me strukturat paralele dhe bandat kriminale serbe në veri, të cilat dirigjohen drejtpërsëdrejti nga Vuçiqi, u detyrua ti jap një përgjigje të merituar edhe”Zahirit” arab,i cili keqpërdori ashpër pozitën e shef-it të UNMIK-ut, në vendin tonë”, theksoi analisti.

Qarri më tej thotë se me plotë të drejtë, presidentja e vendit, bëri edhe thirrje publike para të gjitha shteteve pjesëmarrëse në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, që buxheti i destinuar për UNMIK-un të përdoret për punë më të mira dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Dhe në kundërpërgjigje ndaj sjelljeve dhe sulmeve të paprecedent të "Zahirit",presidentja e vendit, deklaroi se përveç shtrembërimit talebanesk të realitetit dhe qëndrimit të njëanshëm të tij si shef i UNMIK_ut që nga viti 2015, edhe vet mandati i UNMIK-ut, pas vendimit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, është në kontradiktë të plotë me këtë vendim,njëjtë si paraqitjet tendencioze të Zahir Taninit, nga Afganistani i emëruar si shef i një misioni fare të panevojshëm në vendin tonë. Kështu që me plotë të drejtë, presidentja e vendit, bëri edhe thirrje publike para të gjitha shteteve pjesëmarrëse në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, që buxheti i destinuar për UNMIK-un të përdoret për punë më të mira dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit tonë, sesa të keqpërdoret nga “Zahirat” për propagandë kundër shtetit dhe kundër vendosjes së rendit e të ligjit në Kosovë, siç veproi përfaqësuesi rus i UNMIK-ut, pak vite më parë duke i bllokuar rrugënpolicisë tonë me makinën zyrtare të UNMIK-ut, kurse tani veprohet pothuajse ngjashëm edhe nga vet afganistanasi Zahir Tanin si udhëheqës aktual i tij”, thotë tutje Qarri.

Ndërsa, sa i përket aksionit në veri të vendit, analisti shpjegon që ishte i drejtë dhe se këtë e tregoi presidentja edhe në KS të OKB-së.

Sipas tij, nëse është dikush që nuk i respekton shumicën e marrëveshjeve, njëjtë siç nuk respektoi as marrëveshjen për targat, ajo është Serbia

Ndërsa për qartësimin sa më konstruktiv kundër propagandës së “Zahirit” i cili edhe në Kosovë, po tenton të vendosë drejtësi të modelit taleban, presidentja Osmani, për qartësimin e realitetit para përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse dhe mbarë opinionit publik botëror, ka theksuar se për aksionin policor anti-kontrabandë në Veri, janë njoftuar paraprakisht të gjithë aleatët, dhe veprimi në fjalë është ndërmarrë në koordinim me ta, ndaj dhe Kosova pati mbështetjen e plotë nga SHBA, Britania e Madhe e Gjermania, si dhe të gjitha vendet e QUINT-it, pas ngjarjeve në veri, ku Policia e Kosovës, nuk ndërmori aksion, për luftimin e asnjë etnie, por veproi kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, në gjithë Kosovën, përfshi edhe veriun. Për aq më tepër, në mënyrë që ai ta kuptojë më mirë, presidentja i ka shpjeguar "Zahirit" nga Afganistani, se lufta kundër krimit të organizuar në Kosovë, nuk ka etni, nuk zhvillohet sipas ligjeve të “sheriatit” arab, as ndërmerren aksione policore sipas etnive, por në bazë të veprave të kryera kriminale e kontrabandës, ndaj dhe aksioni i policisë është shtrirë në gjithë vendin, ndërsa sa i takon akordimit për targat, nëse është dikush që nuk i respekton shumicën e marrëveshjeve, njëjtë siç nuk respektoi as marrëveshjen për targat, ajo është Serbia, pasi që ish-ministrat e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, si Aleksandë Vuçiqi, që tanimë po qeverisin në Serbi, kanë qëllimet e njëjta me ish kasapin e Ballkanit Millosheviq për riokupimin dhe spastrimin me dhunë të Kosovës nga shqiptarët, por vetëm kanë ndryshuar strategjinë”, thekson Qarri.

Në bisedë e sipër Serbia deshti apo jo, duhet ta pranojë, se ka përfunduar përgjithmonë ëndrra e ngritur artificialisht prej saj, me gënjeshtra e propagandë, për Kosovën.

Përderisa ka sqaruar se Kosova i ka respektuar mbi 90% të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel. Ndaj besoj shumë, se paraqitja e presidentes tonë zonjës Vjosa Osmani me një anglishte të rrjedhshme, dhe gjuhë e shprehje të kuptueshme,ishte shumë e qartë, për të gjitha vendet pjesëmarrëse, që nga shtetet arabe deri te ato afrikane dhe tej-oqeanike, se është momenti fundit, që Serbia deshti apo jo, duhet ta pranojë, se ka përfunduar përgjithmonë ëndrra e ngritur artificialisht prej saj, me gënjeshtra e propagandë, për Kosovën, si dhe demantoi qëndrimet e njëanshme të UNMIK-u, me të cilin vet "Zahir aga" dërgonte publikisht mesazhe të shtrembëruara mbi ngjarjet në veri të Kosovës, duke treguar njëanshmëri të paparë tendencioze, me qëllim të ngritjes së tensioneve, jo vetëm në Veri, por edhe në mbarë rajonin”, nënvizon tutje analisti.

Në fund, ai thotë se SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe vendet tjera të QUINT-it duhet ta bisedojnë edhe njëhere qëndrimin e UNMIK-ut në Kosovë pasi edhe ashtu mandati i tij sipas analistit është në kundërshtim të plotë me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kështu që, pas gjithë asaj që në vitet e fundit po bën UNMIK-u me qëndrime të njëanshme tendencioze, propagandë të hapur kundër vendit tonë, ndërhyrje për pengimin e ligjit, si dhe shtrembërime të qëllimshme të ngjarjeve në Kosovë. Duke u bërë pjesëmarrës praktik edhe i veprimeve kriminale të bandave në veri të Kosovës, siç ishte rasti i diplomatit rus i cili me makinat zytare të UNMIK-ut, i bllokoi edhe rrugën Policisë së Kosovës. Si dhe paraqitjet tendencioze të "Zahirit" nga Afganistani, kundër Republikës së Kosovës si shtet i lirë, i pavarur dhe sovran, mendojë se këto janë dëshmi mese të mjaftueshme, që pikësëpari vet "Zahiri" të shpallet urgjentisht, person "non-grata" në vendin tonë, dhe në koordinim me shtetet mike si SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe vendet tjera të QUINT-it, ti abrogohet qëndrimi i mëtejmë UNMIK-ut në Kosovë, mandati i të cilit, edhe ashtu, është në kundërshtim të plotë me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me të cilin kjo gjykatë si organi më i lartë juridik i OKB-së, ka vulosur, pakthyeshëm dhe përjetësisht pavarësinë e Republikës së Kosovës”, përfundon Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat