“No coment – Borrell dhe Lajçak e kanë futur dialogun në qorrsokak”

Politika

“No coment – Borrell dhe Lajçak e kanë futur dialogun në qorrsokak”

Nga: A.SH Më: 19 tetor 2021 Në ora: 18:04
Josep Borell dhe Miroslav Lajçak

Peqani komenton deklaratëm e Borrell-it pas aksionit të Policisë në veri Deklarata e përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës për kontrabandën në veri ka zgjuar reagime të shumta.

Analisti politik Ruzhdi Peçani ka komentuar për gazetën “Bota sot” deklaratën e z. Josep Borrell për ngjarjet në veri.

Sipas tij, Borrell i njeh rrethanat në Kosovë, por se deklarata e tij ka një qëllim të caktuar.

"Borrell jo se nuk njeh rrethanat, por këtë e ka thënë me qëllim të caktuar. Për këtë edhe Bosch deklarimin e tij e ka vlerësuar “të njëanshëm dhe të pakoordinuar”. Për përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell, nuk është hera e parë që bën bllof, do t`i ketë të paramenduara mirë që nga fillimi i dialogut në Bruksel. Mjaft shpesh këso bllofe kishte bërë edhe ndërmjetësuesi special i dialogut nga BE Miroslav Lajçak. Tani me qëndrimet e tyre janë të shpërfaqura sheshazi. No coment – Borrell dhe Lajçak e kanë futur dialogun në qorrsokak. Për Kosovën këta janë jokredibil. Po të angazhohej BE në çështjen e normalizimit,qysh nga 2011, kjo si çështje jo juridike por praktike diplomatike, duke bërë shtytje palëve në dialog të tregojnë shkathtësi liderizëmi, ashtu që marrëdhëniet shqiptaro–serbe të relaksoheshin dhe me këtë të arrihej faza e parë e zgjidhjes së konfliktit gjegjësisht eskalimit. Në të gjitha rrethanat e ndodhura", thotë ai.

Image
Ruzhdi Peçani

 


Sipas tij, BE nuk bëri përpjekje për të fituar normalizimin mes dy vendeve, duke shtuar se BE nuk ishte angazhuar që në këtë dialog të ndikonte tek pala serbe.

“Përfaqësuesit evropian, përkundër asaj që ndodhte, jo se kishin vepruar në planin diplomatik për de-eskalimin, ndodhte e kundërta e acarimit do thotë udhëhiqej një proces dialogu në kahje të kundërt të një plani të mirëfilltë diplomatik, që shkonte drejt ashpërsimit të eskalimit si në retorikën ashtu dhe në politikën konkrete. Asnjë zgjidhje e një problemi, të një gjendje politike nuk është i mundur pa një organizim liderizmi. Dhe në këtë plan BE as që bëri përpjekje të fitonte normalizimin. Përse BE nuk ishte angazhuar që në këtë dialog të ndikonte tek pala serbe, për një model të de-eskalimit dhe një normalizimi si kur që është shembulli i Kinës me Tajvanin. Kina dhe tani e konsideron Tajvanin si pjesë të teritorit të saj, dhe po të donte do ta pushtonte për pak orë. Në raport me rastin Kinë –Tajvan, as që ka ngjashmëri, ngase nuk ka të bëjë me elementin etnik, tajvanët janë etnikisht kinez. Kina dhe sot mban gjendjen e mosnjohjes së Tajvanit, po në asnjë mënyrë nuk pengon Tajvanin të funksionoj si shtet i pavarur, po edhe bashkëpunon me të në planin ekonomik dhe diplomatik defakto. Kina nuk largohet nga takimet ndërkombëtare aty ku është prezent edhe Tajvani. Kina nuk arreston tajvanez me pasaporta Tajvani,nuk i ndalon anijet, edhe pse lehtë mund ta bënte. Pra Kina mban marrëdhënie normale me Tajvanin, pra edhe pse formalisht nuk e njeh Tajvanin. Këtë shembull praktik e dinin fortë mirë nga BE, pra Borrell dhe Lajçak, por nuk donin, i shkonin përshtati Serbisë për status quo që Serbia e dëshironte. Serbia nuk donte të vinte tek hapja e kapitulli 35 të negociatave me BE", përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat