Gjilani në balotazh: Votuesit tregojnë kush duhet të jetë kryetari i ardhshëm

Politika

Gjilani në balotazh: Votuesit tregojnë kush duhet të jetë kryetari i ardhshëm

Nga: G.B Më: 21 tetor 2021 Në ora: 16:51
Alban Hyseni dhe Lutfi Haziri

Kandidatët e LDK-së dhe LVV-së, Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni do të përballen në balotazh në zgjedhjet për komunën e Gjilanit.

Alban Hyseni ka marrë 44.43 për qind ose 18.550 vota, ndërsa Lutfi Haziri, kryetari aktual, ka 43.81 për qind ose 18.289 vota.

Të dy do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve me 14 nëntor.

E në një sondazh  online të realizuar nga gazeta “Bota sot”, fitues ka dalë kandidati i VV-së, Alban Hyseni.

Hyseni ka marrë 67.85 për qind të votave ose 1576 vota, ndërsa Haziri ka marrë 32.42 për qind ose 756 vota.

Votat janë nga lexuesit e gazetës “Bota sot” dhe nuk përfaqësojnë votat e qytetarëve të Komunës së Gjilanit./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat