Kërcënimi i kryeministrit Albin Kurti – reagon edhe analisti nga Shqipëria

Politika

Kërcënimi i kryeministrit Albin Kurti – reagon edhe analisti nga Shqipëria

Nga: A.Z Më: 28 tetor 2021 Në ora: 17:42
Albin Kurti

Dje është kërcënuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. 

Për këtë arsye, mbrëmë si masë e kujdesit të shtuar, ishte rritur edhe niveli i sigurisë në shtëpinë e tij.

Lidhur me këtë çështje, Kurti ka folur sot në një konferencë për media.

Ai tha se nuk ndihet i rrezikuar por se organet e rendit kanë marrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje.

“Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar por janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë, analisti Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se kërcënimi ndaj Kurtit është i papranueshëm, sipas tij, edhe shtimi i sigurisë kanë lënduar autoritetet e kryeministrit, madje i quan edhe qesharake autokolonat e makinave për mbrojtjen e kryeministrit.

“Kërcënimi i kryeministrit Kurti është i papranueshëm e skandaloz. Por, duke parë se nga erdhi ai kërcënim, se sa jo serioz ishte dhe banal, reagimi që ndodhi për shtimin e sigurisë ndaj kryeministrit e cenuan dhe lënduan autoritetin e kryeministrit, sepse reagimi i mbrojtjes për kryeministrin u bë sikur po shpërthente lufta e tretë botërorë. Është qesharake që autokolona e makinave shoqëruese e mbrojtjes të kryeministrit të Kosovës të jetë sa një tren me 30 vagona. Është fyese për popullin e Kosovës”, tha ai.

Shahu shtoi se askush nuk dëshiron ta vras Kurtin, sepse po të donin, nuk do të mund ta mbronte askush. Pra, edhe deklarata e Kurtit, është deklaratë e duhur, sepse realisht nuk ndjehet i rrezikuar.

“Askush asnjëherë nuk ka dashtë as nuk don me e vra kryeministrin e Kosovës, cilido qoftë ai, sepse po të duan ta vrasin nuk ka mbrojtje që e mbron as kryeministrin e Kosovës e askënd në botë që jeton jetën. Deklarimi i z.Kurti se nuk ndjehet i rrezikuar është i duhuri, sepse realisht nuk ndjehet i rrezikuar. Askush nuk ka mbrojte as imunitet para krimit. Por, askush nuk ka dashtë as don me e vra as Kurtin as Ramen e askënd asnjëherë. Mirë është që t’i kursehen popullit strese të tilla dhe policia e media televizive të mos shumëfishojnë këto histori të ndërtuara keq”, përfundoi Shahu

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat