“Aktakuza ndaj Hashim Thaçit shumë e rëndë”/ Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt tregon pse po i largohen avokatët

Politika

“Aktakuza ndaj Hashim Thaçit shumë e rëndë”/ Ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt tregon pse po i largohen avokatët

Nga: P.R Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 17:28
Selia e Gjykatës Speciale

David Hooper ishte avokati i parë që u largua nga ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit, i cili nga Gjykata Speciale po akuzohet edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë, anëtarë të LDK-së.

E të njëjtën rrugë me Hooper, e ka ndjekur edhe avokati tjetër, Samuel Bloom Cooper, duke quar në dy numrin e avokatëve që dhanë dorëheqje nga mbrojtja e Thaçit. Këtë e ka bërë të ditur avokati kryesor i Thaçit, Gregory Keohe.

“Më 28 tetor 2021, avokati z. Gregory Kehoe, informoi Zyrën e Mbrojtjes se z. Blom-Cooper i ka pushuar shërbimet si bashkë-avokat i z. Thaçi. Në bazë të nenit 18(6) të Direktivës për avokatin, avokati informoi më tej Zyrën e Mbrojtjes se ndërprerja e kontratës së z. Blom-Cooper do të realizohej pa efekt të kundërt në interesat e z. Thaçi dhe kohëzgjatjen e procedurës”, ka thënë Gregory Keohe.

E largimi i avokatëve nga mbrojtja lidhet me faktin se aktakuza ndaj Thaçit është shumë e rëndë. Këtë e thotë edhe Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i Sali Çekajt dhe aktivist i hershëm i LDK-së.

Image
Saim Tahiraj

“S’ka dyshim se aktakuza kundër Thaçit është shumë e rëndë, por mendoj se nuk është i vetmi argument që mundë të dëshmon për largimin e avokatit Samuel Blom-Kooper. Ne nuk mundë të konstatojmë saktësisht arsyen e largimit të avokatit në fjalë pasi që nuk kemi fakte dhe dëshmi të sakta. Ne mundë të japim vetëm mendimin tonë i cili nuk do jetë paragjykues. Vet fakti se është angazhuar një numër kogja i madh i avokatëve, madje me renome ndërkombëtare dhe të paguar me shuma marramendëse nga buxheti i varfër i Kosovës dhe fonde tjera që nuk i dimë, tregon për seriozitetin dhe peshën e rëndë që ka aktakuza”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.

Sipas tij, largimi i Samuel Bloom Cooper lidhet edhe me faktin e se është e vështirë kundërshtimi i fakteve në aktakuzën ndaj Thaçit nga Gjykata Speciale.

“Largimi i avokatit Samuel mundë jetë edhe çështje e pazareve pasi shumë e madhe e parave qarkullojnë në forma të ndryshme në këtë proces. Gjithashtu mundë të jetë edhe dyshimi tjetër, ballafaqimi me shumë fakte dhe dëshmi që përmban aktakuza dhe pamundësia me i kundershtu me kundër argumente. Kur merr shuma të mëdha parash avokati dhe nuk ka prova për një mbrojtje efikase, atëherë tërheqja është rruga më e mirë sepse duhet japë llogari padronit që të paguan pa kufi!”, shprehet Saim Tahiraj.

Për fund, Tahiraj deklaron se në procesin gjyqësor në Speciale po zhvillohen ngjarje interesante.

“Ngjarje interesante po ndodhin në këtë proces gjyqësor, ne duhet të presim dhe t’i përcjellim me vëmendje zhvillimet në vazhdimësi dhe prononcimet tona të jenë të kujdesshme. Duhet të kemi durim dhe të presim deri në vendimin përfundimtarë, prononcimet tona nuk duhet të jenë paragjykuese për asgjë”, përfundon për “Bota sot”, Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i Sali Çekajt dhe aktivist i hershëm i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat