Paralajmërimet e ambasadës amerikane për sulme/ Analisti ka një thirrje për institucionet përgjegjëse

Politika

Paralajmërimet e ambasadës amerikane për sulme/ Analisti ka një thirrje për institucionet përgjegjëse

Nga: A.M. Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 22:55
Ambasada amerikane në Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se është duke monitoruar kërcënimet lokale për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve amerikanë që jetojnë në Kosovë.

Për këtë arsye ambasada amerika tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës.

Paralajmërimet për sulme të mundshme në Kosovë, të bëra nga Departamenti Amerikan i Shtetit, janë duke u vlerësuar si të rrezikshme.

Analisti politik, Hidajet Ahmeti në një prononcim për “Bota sot” tregoi se si duhet të veprojnë institucionet e Kosovës karshi këtyre kërcënimeve.

Fillimisht, ai kërkoi që të merren seriozisht këto paralajmërime për sulme të mundshme.

Image
Analisti politik, Hidajet Ahmeti

“Paralajmërimi për sulme të mundshme duhet të merret me seriozitet të lartë nga institucionet e sigurisë, pasi po flasim për një çështje shumë të ndjeshme ku lidhet me jetën e njerëzve”, deklaroi Ahmeti.

Më tej, analisti kërkoi që institucionet përgjegjëse të mobilizohen, në mënyrë që të parandalohen dëmet në njerëz, nga sulmet e mundshme terroriste.

“Mendoj se duhet një mobilizim i të gjitha institucioneve përgjegjëse në mënyrë çdo sulm mundshëm terrorist të mos ketë dëme në njerëz apo të arrihet të parandalohet. Shteti ka mekanizmat institucional për të arritur rezultate në këtë drejtim, por duhet bashkëpunim, koordinim, profesionalizëm, por edhe kujdes të shtuar”, theksoi Hidajet Ahmeti, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat