Ferit Idrizi tregon ofertën e tij ndaj partive politike për koalicion paszgjedhor në Vushtrri

Politika

Ferit Idrizi tregon ofertën e tij ndaj partive politike për koalicion paszgjedhor në Vushtrri

Nga: M.H. Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 17:02
Ferit Idrizi

Në balotazhin e 14 nëntorit fitues në komunën e Vushtrrisë doli të jetë kandidati nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi.

Idrizi arriti të lë pas vetës kandidatin e LDK-së, Xhafer Tahirin, përcjell “Bota sot”.

Sipas rezultateve, kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka dalë fitues me 53,13 për qind.

Ndërsa, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri ka marrë 46,87 për qind.

Në lidhje me këtë rikthim të PDK-së në komunën e Vushtrrisë, në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, ka folur për arsyet e fitores së tij dhe qëllimet që do të ketë gjatë mandatit të tij.

Idrizi tha që do të filloj të zbatoj çdo ankesë dhe çdo kërkesë që qytetarët para fushatës i kanë kërkuar.

Në bazë të planit qeverisës për 100 ditët e ardhshme, prioritet do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2022, furnizimi me ujë të pijshëm, eliminimi i kabllove elektrike në sheshin Adem Jashari, vendosja e sinjalizuesve (semaforëve), si dhe projektet e tjera që dalin nga plani i punës për vitin 2022”, tha ai.

Ndërsa i pyetur për koalicionet paszgjedhore, Idrizi thotë që iu ka ofruar mundësi të gjitha partive politike dhe me disa kanë arritur.

“Ne iu kemi ofruar mundësi koalicioni të gjitha partive politike, me disa veç kemi arritur koalicion dhe tani jemi në fazën e konsolidimit të qeverisë”, shprehet Idrizi për “Bota sot”.

Intervistën e plotë mund ta lexoni gjatë ditës së sotme në portalin online “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat