Thirrja për unitet përballë Serbisë/Çfarë fshihet pas deklaratës së Haradinajt ndaj kryeministrit Kurti?

Politika

Thirrja për unitet përballë Serbisë/Çfarë fshihet pas deklaratës së Haradinajt ndaj kryeministrit Kurti?

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 8 dhjetor 2021 Në ora: 08:27
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar unitet dhe jo tërheqje përballë ballafaqimit me Serbinë.

Ai deklaroi se “Informatat për situatën e sigurisë në Ballkan, kurrë nuk kanë qenë më shqetësuese në këto njëzet e sa vjet. Kosova sot është përballë sfidave të mëdha që kanë të bëjnë me të ardhmen e saj. Natyrisht sfida më e madhe është marrëveshja finale me Serbinë, e cila ka të ngjarë të hyjë në fazën e vet përfundimtare”.

Ai ka shtuar se qeveria e Kosovës dhe Kryeministri i saj Albin Kurti, e kanë marrë përgjegjësinë por edhe besimin e elektoratit, për t’i adresuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përmbylljen e shtetësisë së Kosovës.

Madje ai theksoi se kjo Qeveri dhe ky Kryeministër e kanë kërkuar dhe e kanë marrë mbështetjen e popullit, 50 plus për qind, për t’i zgjidhur temat e mëdha dhe sot nuk e kanë komoditetin që as ta mendojnë tërheqjen eventuale nga kjo betejë. Në të kundërtën kjo do të konsiderohej dezertim në raport me interesin shtetëror e kombëtar të Kosovës.

Ai gjithashtu potencoi se Kosova ka nevojë për unitet politik, dhe se ai së bashku me partinë e tij, janë të gatshëm që të jenë aleat të qeverisë dhe të kryeministrit Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat