Kur do të pastrohen figurat politike – Kush po e pengon miratimin e ligjit të lustracionit?

Politika

Kur do të pastrohen figurat politike – Kush po e pengon miratimin e ligjit të lustracionit?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 8 dhjetor 2021 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

A duhet Kuvendi i Kosovës ta miratojë ligjin për lustracionin? Pyetje kjo që shumë deputetë, kryesisht ata të Komisionit për Legjislacion e shmangin? Gazeta ka kontaktuar disa nga këta deputetë për t’i pyetur rreth kësaj ҫështje, mirëpo ata nuk deshën ta komentonin.

Kjo nismë për ligjin për lustracionin ishte nisur disa vite më parë, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Kështu, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kishte adresuar një kërkesë në Ministrinë Drejtësisë nga e cila kërkon që të hartojë ligjin për lustracion. Kjo nismë e KMDLNJ-së ishte përkrahur edhe nga disa deputetë të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë ende nuk ka asgjë nga kjo nismë.

Madje tani, deputetët edhe refuzojnë të përgjigjën për një nismë të tillë.

Pula: Pastrimi i figurës apo lustracioni për zyrtarët e lartë të administratës shtetërore, është më se i domosdoshëm

Njohësit e çështjeve juridike dhe politike në vend kanë komentuar këtë nismë. Kështu, Shqiprim Pula, njohës i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se pastrimi i figurave apo lustracioni për zyrtarët e lartë shtetërorë është i domosdoshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat