Lahu i VV-së: Ja pse deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të kenë certifikatë sigurie

Politika

Lahu i VV-së: Ja pse deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të kenë certifikatë sigurie

Nga: A.SH Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 15:08
Vendenis Lahu dhe Albin Kurti

Pjesë e Kuvendit të Kosovës është edhe deputeti i Listës serbe, Branisllav Nikoliq, i larguar nga presidenca si i dyshuar se është agjent i BIA-s.

Deputeti i VV-së, Vendenis Lahu gjatë një intervistë për “Bota sot” ka thënë se janë interesuar për këtë çështje, kështu që AKI-ja përmes rolit të saj të detektojë edhe elementet e agjenturave, të cilët potencialisht tentojnë të infiltrohen në jetën politike në vend.

“Ne si komision i AKI jemi interesuar disa herë rreth këtyre çështjeve. Jo vetëm ndaj emrave specifik, por edhe në gjenerale se si janë mundësitë që AKI-ja përmes rolit të saj të detektojë edhe elementet e agjenturave, të cilët potencialisht tentojnë të infiltrohen në jetën politike në vend. Deputetët zgjidhen nga populli dhe këtu nuk mund të interferojë askush, por ne kemi diskutuar edhe mundësinë e ofrimit të certifikatës së sigurisë për secilin deputet nga agjencioni. Për momentin kjo nuk është e mundshme edhe për shkaqe legjislative, por edhe për shkak se parlamenti duke qenë organ mbikëqyrës i Agjencionit dhe në të njëjtën kohë agjencioni të lëshojë certifikata sigurie për anëtarët e parlamentit që kontrollojnë agjencionin është paksa problematike”, shpejgon ai.

Sipas tij, për këtë çështje deputetët duhet të kenë certifikatë sigurie, që të mos mund të gjendemi para situatës kur persona të cilët ndoshta edhe rrezikojnë sigurinë kombëtare, fitojnë ulëse në Kuvendin e Republikës.

“Por, mendoj se duhet të bëhet një zgjidhje për këtë çështje në mënyrë që edhe deputetët të kenë certifikatë sigurie, në mënyrë që të mos mund të gjendemi para situatës kur persona të cilët ndoshta edhe rrezikojnë sigurinë kombëtare, fitojnë ulëse në Kuvendin e Republikës”, përfundon deputeti Lahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat