A po i ndryshon Kurti qëndrimet në çështjen e dialogut?

Politika

A po i ndryshon Kurti qëndrimet në çështjen e dialogut?

Nga: A.M. Më: 2 janar 2022 Në ora: 14:49
Albin Kurti

Fundin e dialogut Kosovë - Serbi e ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se “bisedimet dhe marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të duhej të përfundonte brenda mandatit të qeverisë”.

Lidhur me këtë çështje, opinionisti Ruzhdi Peçani, për “Bota sot”, ka theksu se kryeministri të Kosovës, Albin Kurtit në dritën e armatosjes së fuqishme të Serbisë karshi fqinjëve.

“Kështu Albin Kurti, kur thotë brenda mandatit të tij, ka parasysh rrethanat aktuale që po ndodhin, që do të thotë se aktualisht realiteti është ai – i një mosnjohjeje reciproke, ngase sot Serbia aktualisht shpenzon më shumë për ushtrinë sesa pesë shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor marrë së bashku, duke thënë se: “Ajo këtë nuk po e bën për Hungarinë e Rumaninë dhe ky militarizim i Serbisë është shumë shqetësues për ne”. Nuk është se z.Kurti është betonizuar të shmang dialogun se arritja e një Marrëveshje nuk është në horizont e bënë Serbia me veprimet që bënë. Pra, kemi një Serbi që kërkon dialog po dhe kërcënon me agresion Kosovën. Dhe këtë Serbia e bënë për aspiratën hegjemoniste dhe këtë ta fitoj në tavolinë duke forcuar pozitën e sajë në dialog”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka thënë se kryeministri i Kosovës i ka dërguar sinjale të qarta Presidentit të Serbisë.

“Kryeministri Kurti, me këtë i ka dërguar sinjal të qartë Presidentit Serb Vuçiq, se ka vënë vijën e kuqe dhe ajo se në Kosovë mund të zbatohej reciprociteti me formimin e një Këshilli Nacional i serbëve ,pra ngjashëm sikur që në Serbi është Këshilli Nacional i hungarezëve, shqiptarëve dhe boshnjakëve. Pra këtu do ishte rubikoni.

Pa një ballafaqim me të kaluarën dhe njëkohësisht një lloj simetrie apo reciprociteti i të drejtave të pakicave kombëtare, nuk do të mund të kemi paqe të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë. Asociacioni i komunave serbe është një kërkesë e Beogradit si një instancë e lartë shtetërore. Ky do ishte komenti për afatin e parashikuar brenda mandatit”, ka potencuar ai.

Më tej, Peçani ka përmendur edhe deklaratat e më hershme të kryeministrit Kurti sa i përket dialogut dhe ka shpjeguar se çfarë donte të arrite kryeministri.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, partia e të cilit fitoi thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit, kishte thënë se ai nuk e ka prioritet dialogun me Serbinë, duke thënë se dialogu qëndron si prioritet i katërt apo i pestë, por se do merret me dialogun dhe bisedimet kurdo që të ndodhin dhe se dëshiron t’iu japë formë të re bisedimeve siç thotë “për t’i vendosur të dyja palët në pozita të barabarta”.

“Kështu, jo se Albin Kurti nuk e kuptonte peshën e dialogut – mendoj se me këtë bëri një blof ndaj BE-së dhe vetë presidentit Vuçiq. Donte t´u bënte një pulsim palëve në dialog, për çka edhe mbase edhe këtu nuk u kuptua nga ta që më vonë do ta kritikonin, se ja tani “ndryshoi” Kurti e vendosi si prioritet dialogun, pra ishte një taktizim i menduar mirë”, thotë ai.

Po ashtu, Peçani ka përmendur edhe reagimet nga pala serbe rreth deklaratave të mëparshme të kryeministrit Kurti për dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, ai ka theksuar se Kurti vazhdon të jetë në koherencë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth çështjes se dialogut.

“Se kishte arritur sinjali tek pala serbe tregon edhe reagimi i kryeministres së Serbisë Bërnabiq: “Albin Kurti ka thënë se vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk është një përparësi e tij”. Kryeministri Kurti, do thotë, “bisedimet nuk duhet të përqendrohen rreth mënyrës se si të kompensohet Serbia për humbjen e Kosovës”, duke menduar se parësore qëndron normalizimi i Kosovës, pa mohuar rëndësinë e normalizimit të raporteve me Serbinë me njohjen reciproke në qendër mirëpo, mua më nevojitet që t’i dal zot qytetarit në përputhje me vullnetin e tij për normalizim të Kosovës dhe ne po e dëshmojmë që është e mundshme që ndonëse s’e kemi zgjidhur çështjen me Serbinë, megjithatë ne mund të funksionojmë si shtet i suksesshëm dhe të forcohemi”. Pra, kryeministri Kurti vazhdon të jetë në koherencë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë mirë të informuara, patjetër që ne e mirëpresim gjithmonë rolin dhe kontributin amerikan.

Për dialogun, Kryeministri Kurti ishte në dijeni se Presidenti serb Vuçiq, në dialog, gjithnjë ka përdorur “strategjinë e fortë të dialogimit”. E dinte se tek dialogu i fortë qëllimi është të fitohet dialogu dhe marrëveshja të kënaqi kërkesat personale. Kjo formë dialogu karakterizohet edhe nga metodat dhe taktikat që i përshtaten ndryshimit strategjik të qëllimit. Në këtë formë edhe përdoret deviza “qëllimi arsyeton mjetin”. Dhe për këtë bisedimet veçohen si të forta, paraqitje të fortë, pa lëshim pe, agresivitet dhe injorim”, thotë Peqani.

Qasja dhe qëndrimet në dialog

Po ashtu, Peçani ka shpjeguar qasjen dhe formën e dialogimit të kryeministrit Kurti, duke theksuar se ai do përcaktohet pikërisht për dialogim të fortë.

“Albin Kurti e dinte edhe këtë për Vuçiqin, se është i mangët në njohurit dhe se mban vetëbesim të tepruar, që si kuptim në psikologji qëndron si “iluzion i superioritetit” që veten e radhisin me mbiaftësi, të tepruar, shumë më tepër se nga e vërteta që është. Kështu ka identifikuar se ai është nën efektin, “emërtimi zyrtar”, Dunning –Krueger. Nën këtë efekt njerëzit e tillë mendojnë se janë tejet kompetent me atë që merret dhe të tjerët janë laik, dhe nga kjo meqë nuk shohin jokompetencën tek vetja, nuk janë të aftë të njohin edhe kompetencën e të tjerëve.

Kështu Albin Kurti në këtë dialog nuk do përcaktohet për strategji të tjera, si “dialogim të butë”, apo “dialogim pozicionimi”, po do të përcaktohet pikërisht për dialogim të fortë. Pra, për një pozicionim të mbifuqishmit, situatë kjo kur kundërshtari shfrytëzon dhe bënë kërkesat e shpejta, të njëanshme dhe shokante. Këtë do ta bënte Albin Kurti, si presion monopoli, që edhe njihet si “taktikë monopoli”. Kështu duke e pyetur Vuçiqin se kur do ta njohë Kosovën si shtet, për çka ky i fundit ka thënë “kurrë”.

Për herë të parë ky ia përplasi Vuçiqit fytyrës atë se çka se priste, këtë që Thaçi kurrë nuk kishte pas guxim t’ia thoshte. Kjo ishte shokante për të. Kjo mënyrë dhe formë e dialogimit, me konsistencë e bënë Albin Kurtin ta dallojë, si të veçantë nga të gjithë kryeministrat që kishte Kosova”, ka përfunduar Peçani për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat