Kërkohet të hetohet PDK-ja/ Pse e bojkotoi Kuvendin për llogari të Beogradit?

Politika

Kërkohet të hetohet PDK-ja/ Pse e bojkotoi Kuvendin për llogari të Beogradit?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 18 janar 2022 Në ora: 08:08
Kuvendi i Kosovës, 15 janar 2022

Kuvendi i Republikës së Kosovës, të shtunën, me 76 vota për e një abstenim ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Referendumi serb është mbajtur ditën e diele në Serbi, por Kosova nuk e lejoi të hapte qendra votimi, pasi ai është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Serbia kështu pretendonte që ta realizojnë referendumin dhe të argumentonte se ajo është sovrane ndaj Kosovës, ashtu siç figuron në dokumentin e saj kushtetues.

Kuvendi i Kosovës i cili u mblodh të shtunën në seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti miratoi rezolutën me 8 pika që ndaloi votimin për referendumin serb në territorin e Kosovës.

Kështu Kuvendi autorizoi Qeverinë dhe institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës të ndërmerrnin të gjitha veprimet brenda kompetencave për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues.

Rezoluta parashikon se është antikushtetuese të votohet për zgjedhjet apo referendumet e një shteti tjetër, në territorin sovran të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat