Duhanaj: SHBA po i merr gjërat nën kontroll

Politika

Duhanaj: SHBA po i merr gjërat nën kontroll

Nga: A.M. Më: 28 janar 2022 Në ora: 10:47
Leon Duhanaj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që të fillojë dialogu Kosovë-Serbi.

Për këtë çështje pritet që të vizitojnë Kosovën, edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, folur për mbështetjen e Shteteve të Bashkuar të Amerikës që ia ka dhënë Kosovës.

“Zhvillimet e viteve të fundit në marrëdhëniet ndërkombëtare, kanë dëshmuar se bota është në lëvizje të vazhdueshme, dhe se koniunktura zhvillimore në politikën globale, janë duke shkuar drejt shpërndarjes së fuqisë në supremacinë botërore, njëherësh edhe me ndikimin kundrejt vendeve, përkatësisht regjioneve.

Ne patëm fatin historik ta kemi në mbështetje një vend e komb mik si SHBA-të, përkatësisht amerikanët, të cilët përgatiten rrugën tonë, duke i dhënë edhe mbështetjen e duhur drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thotë ai.

Gjithashtu, Duhanaj ka shtuar se dialogu ka filluar të stagnoj. Ai shprehet se SHBA-ja po i merr gjërat nën kontroll.

“Tani, duke qenë se dialogu ka filluar të stagnoj dhe të kthehet në një proces pa fund e pa krye, SHBA-ja duket që po i merr gjërat nën kontroll dhe se do t'i shtyjë dukshëm përpara.

Duhet pasur parasysh faktet, të cilat janë goxha shqetësuese pasi që në Kosovë dhe rajon janë në rritje ndikimet lindore e që mendoj që është koha e fundit që SHBA-ja t’i tregoj muskujt e vetë.

Uroj që kjo nismë e re dhe sinjalet se SHBA-ja do ta marrë komandën në duart e veta të jetë fatlume për ne si komb pasi që sa për aftësitë dhe vullnetin tonë, fatkeqësisht do t'i shpërdoronim të gjitha”, thotë Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat