Kjo është arsyeja pse nuk ka ndodhur marrëveshja Kosovë-Serbi

Politika

Kjo është arsyeja pse nuk ka ndodhur marrëveshja Kosovë-Serbi

Nga: A.Z Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 20:14
Kurti dhe Vuçiq

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se që një kohë të gjatë nuk ka pasur koordinim më të madh mes SHBA-së e BE-së sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, dhe mbylljes së tij sa më shpejt me një marrëveshje e cila do të çonte në njohje të ndërsjellë.

Por, kundër i doli juristi Blerim Burjani, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se nuk ka pasur vendosshmëri, sepse koordinim ka pasur edhe më herët.

Madje sipas tij, nuk ka pasur seriozitet, si dhe as rekomandime nga të dy palët, dhe ajo që u intereson më shumë është marrëveshja për asociacionin, se sa ajo përfundimtare.

Image
Blerim Burjani

“Nuk mendoj njëjtë, koordinim ka dhe ka pasur edhe më herët, por nuk ka pas vendosshmëri. Pra, për vendosshmëri sidomos të SHBA për të përmbyllur këtë proces ngjashëm si ka vepruar në relacionin Greqi -Maqedoni e Veriut, kështu si është dhe ky format i njëjtë ku palët vet vendosin për çka do të flasin, dhe vet bëjn marrëveshje ose e lënë krejt, nuk ka gjë, ky format ka dështuar moti, ka pasur pak rezultat dhe kurrfare, po të ishte një seriozitet të dy palët kishin ardhë me një letër së paku të rekomandimeve as nuk ka rekomandim e as zotime përveç se palët duhet të vazhdojn aty ku janë mbet ajo çka iu intereson është më shumë asocaicioni se sa marrëveshja përfundimtare SHBA duhet të jenë ata të cilët marrin përgjegjësin me rekomandimet e tyre për të nxitur palët drejt marrëveshjes. Pra, nuk mund të ketë dialog me format të njëjtë të dështuar deri me tani”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat