Karaçeva kërkon zgjidhjen e problemit me Serbinë përmes dialogut

Politika

Karaçeva kërkon zgjidhjen e problemit me Serbinë përmes dialogut

Nga: G.B Më: 1 mars 2022 Në ora: 08:41
Glauk Konjufca, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Këshilli i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme i ka dërguar letër presidentes së vendit, Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Përmes kësaj letre, bashkësia ka kërkuar që krerët e shtetit të merren me problemin e brezit kufitar edhe në Komunën e Kamenicës, në Karaçevë dhe shqetësimin e banorëve.

Selver Lenjani, kryetar i kësaj bashkësie, ka thënë për gazetën “Bota sot” se ka kërkuar nga krerët e shtetit që ky problem të diskutohet në takimet Kosovë-Serbi në Bruksel.

Ai po ashtu ka shtuar se prej dy dekadash populli në atë pjesë jeton në ankth e frikë.

Më poshtë letra e plotë dërguar krerëve të institucioneve të shtetit:

Për: Presidenten znj. Vjosa Osmani

Kryekuvendarin z. Glauk Konufca

Kryeministrin z. Albin Kurti

Nga: Këshilli i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të lartpërmendura, meqë jeni të njohur edhe më herët dhe nëpër vite lidhur me problemin e pa përmbyllur të brezit kufitar edhe në Komunën e Kamenicës përkatësisht, fshatrat buzë kufirit Kosovë – Serbi më konkretisht në Karaçevë shqetësimi i banorëve të këtushëm është i vazhdueshëm.

Derisa asnjëherë nuk dihet dita apo java cila do të jetë më e kontestuar, cili do të jetë fati i banorëve lokalë se ku do të mbeten në Kosovë apo Serbi dhe shqetësimet e përditshme në mënyrë që të largohen njëherë e përgjithmonë të eliminohet ky problem, ju lutemi që në takimet mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte mirë për të mos konstatuar ne si qytetar si i domosdoshëm për të mbyll problemin e kontestueshëm, e kujt është kjo pjesë ne qytetarët e Karaçevës shpresojmë dhe ua rikujtojmë që të keni parasysh se populli shqiptar autokton në brezin kufitar në Karaçevë dhe fshatra tjera tash mbi dy dekada jetojnë në ankth të jesh apo mos jesh qytetar i vendit tënd i trashëguar ndër gjenerata.

Të nderuar përfaqësues të shtetit përveç obligimit Kushtetues edhe aspekti moral dhe emocional ju bën borxhlinj të mbroni çdo cep të atdheut.

Image
Letra për presidenten Vjosa Osmani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat