Katër skenarët e luftës në Ukrainë/ Eksperti jep alarmin e rëndë – tregon çka synon Putin

Politika

Katër skenarët e luftës në Ukrainë/ Eksperti jep alarmin e rëndë – tregon çka synon Putin

Nga: P.R Më: 15 mars 2022 Në ora: 20:23
Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky

Lufta në Ukrainë tashmë ka hyrë në javën e katërt, që kur më 24 shkurt Rusia nisi pushtimin e shtetit ukrainas.

Kur kanë kaluar 20 ditë luftë, perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin, ndërkohë bombardimet janë shpeshtuar, ky qëllimi i rusëve vazhdon të mbetet marrja e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit.

Bisedimet e zhvilluara ndërmjet delegacioneve të të dy shteteve kanë dështuar në vazhdimësi. E NATO do të mblidhet në një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel javën e ardhshme.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm për 24 mars në Bruksel për luftën në Ukrainë.

Se çfarë do të rrjedhë lufta në Ukrainë dhe cilët mund të jenë skenarët që mund të ndodhin, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

“Duke parë zhvillimet, kemi katër skenarë të mundshëm: 1. Ukraina reziston dhe Rusia do të tërhiqet nga pushtimi duke u rikthyer çdo ndryshim në piken shartuese 0. 2. Lufta shndërrohet në një moqalishte ku nuk dihet fituesi. Ku Rusia do vendos në krye të Kievit një qeverie pro-ruse. 3. Rikthimi i mburojës se hekurt të një luftë të ftoftë ku Rusia e pushton dhe e kontrollon terr territorin e Ukrainës. 4. Lufta NATO dhe Rusi”, thotë Shala.

Sipas tij, Putin synon pushtimin e perëndimit.

“Bazuar që Putini është duke shfrytëzuar një teori të përdorimit të simboleve siç është Z-ja dhe V-ja që do të thotë perëndim, pra pushtimi nga Lindja në Perëndim”, shprehet Drizan Shala.

Më tej, Shala thotë për “Bota sot” se Rusia synon ta rikthejë sistemin e vjetër të Bashkimit Sovjetik.

“Ushtria ruse kërkon të rikthejë ish-sistemin e vjetër të Bashkimit Sovjetik, ndërsa V do të thotë që fuqia është me të vërtetën. Të dyja simbolet janë nacionaliste dhe ushtria ruse i përdor për të rritur nivelin brenda qytetarëve. Ideja e Putin është që të simbolizojë denazifikimin e Ukrainës për të arsyetuar pushtimin”, thekson Shala.

“Rusia do tentojë që luftën ta bartë edhe në vendet ku do fillojë një agresion të mundshëm për të ndarë fuqinë e NATO-se në dy fronte”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat