“Kosova nuk duhet të merret me zgjedhjet serbe”

Politika

“Kosova nuk duhet të merret me zgjedhjet serbe”

Nga: A.M. Më: 26 mars 2022 Në ora: 15:12
Ilustrim

Kosova i ndalojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovës. Por, u raportua se këto zgjedhje mund ta mbahen ilegalisht ne territorin e Kosovës.

Profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se është e pavërtetë se OSBE organizon zgjedhjet për një shtet në shtetin tjetër.

“Natyrisht se është e pavërtetë se OSBE organizon zgjedhjet për një shtet në shtetin tjetër sovran. Zgjedhjet mbahen nëpër përfaqësi të shtetit dhe jo nga shteti”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se Kosova nuk duhet të merret me zgjedhjet serbe.

“Çdo shtet organizon vetëm zgjedhjet e veta parlamentare a lokale. Shteti nuk organizon zgjedhje dhe nuk i interesoje  fare zgjedhjet e shtetit tjetër. Në këtë kontekst nuk duhet Kosova të merret me zgjedhjet serbe dhe serbët që kanë shtetësi serbe, mund dhe duhet që në përfaqësinë e tyre në Kosovë të votojnë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat