A do të sjell kancelari Scholz sinjale pozitive për liberalizimin e vizave në Kosovë?

Politika

A do të sjell kancelari Scholz sinjale pozitive për liberalizimin e vizave në Kosovë?

Nga: A.SH Më: 30 maj 2022 Në ora: 20:52
Olaf Scholz dhe Abin Kurti gjatë vizitës në Gjermani

Kancelari Olaf Scholz ka paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë në fillim të muajit qershor.

Ai gjatë vizitës do të ketë takim me krerët e shteti.

Analsiti Skënder Mulliq, ka komentuar vizitën e tij.

Ai për “Bota sot” ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është përgatitja e mirë për samitin e Procesit të Berlinit, pastaj edhe ekonomia, qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë dhe zhvillimi i bisedimeve Kosovë -Serbi.

“Të gjitha vizitat e zyrtarëve më të lartë të Gjermanisë, janë të mirëpritura për Kosovën. Gjermanët shquhen për qëndrime parimore politike, për mbajtjen e fjalës dhe miqësinë tradicionale që e kanë me shqiptarët. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka planifikuar të vizitojë Ballkanin Perëndimor, dhe qëllimi i kësaj vizite është thënë të jetë përgatitja e mirë për samitin e Procesit të Berlinit. Temat e bisedimeve gjatë turneut të Scholz në rajon do të jenë ekonomia, qëndrimi i Serbisë ndaj Rusisë, dhe zhvillimi i bisedimeve Kosovë -Serbi”, thotë ai.

Por, sipas tij, ajo çfarë presin të dëgjojnë qytetarët e Kosovës, është liberalizimi i vizave.

“Ajo që presin të dëgjojnë nga kancelari gjerman qytetarët e Kosovës, është tema e liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe mbështetja e Procesit të Berlinit, dhe të inkuadrimit të Kosovës në Këshillin Evropës, ku edhe ka aplikuar. Sipas deklaratave të presidentëve dhe kryeministrave të Evropë e kemi mbështetjen me vota për anëtarësim në këtë organizate. Kancelari gjerman gjatë vizitës do të këmbëngul që të vazhdohet dialogu por ai do të kërkojë sigurisht nga Beogradi zyrtar që të pranojë para përfundimit të këtyre bisedimeve pavarësinë e Kosovës, nëse dëshiron të inkuadrohet në strukturën e BE-së”, deklaron analisti.

Mulliqi nënvizon se vizita e kancelarit gjerman është mirë për Kosovën sepse do të nënvizojë se është e një rëndësie të veçantë rajoni i Ballkanit, bashkëpunimi dhe stabiliteti politik dhe ekonomik i tij.

“Scholz do të kërkojë diferencim të Serbisë të Vuqiqit ndaj invazionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, që nuk e ka bërë deri më tash, përkundrazi ky shtet së bashku më Rusinë por kërkojnë luftë edhe në rajonin e Ballkanit. Ne jemi për një marrëveshje, për një njohje në qendër kishte thënë kryeministri Kurti në takimin e Berlinit me kancelarin gjerman, mirëpo nuk jemi për të defunskionalizuar shtetin e Kosovës. Institucionet e Kosovës duhet të shfrytëzojnë rastin e përkrahjes ndërkombëtare për të shtyrë përpara temat e planifikuara. Është mirë për Kosovën kjo vizitë e Scholz, i cili do të nënvizojë se është e një rëndësie të veçantë rajoni i Ballkanit, bashkëpunimi dhe stabiliteti politik dhe ekonomik i tij. Këto do të janë mesazhet e Scholz-it, dhe mesazhi në kuptimin e zhvillimeve që po ndodhin në Ukrainë. Me këtë rast ai do të paraqes edhe rëndësinë e Procesit të Berlinit që mbahet në pjesën e dytë të këtij viti”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.`

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat