Profesori nga Amerika: Krerët e OVL duhet të tregojnë se a janë me Hashim Thaçin apo kundër tij

Politika

Profesori nga Amerika: Krerët e OVL duhet të tregojnë se a janë me Hashim Thaçin apo kundër tij

Nga: H.O. Më: 17 qershor 2022 Në ora: 18:23
Pamje nga protesta

Protestën e veteranëve gjatë ditës së djeshme e ka komentuar edhe publicisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj. Ai thotë se krerët e OVL duhet të tregojnë se a janë me Hashim Thaçin apo kundër tij, kur deklaron se në UÇK nuk ka pas më shumë se 12-15 luftëtarë.

“OVL nuk e ka hallin bash te paga minimale, prapa tyre qëndrojnë forcat e errëta, klanet mafioze, të cilat janë të korruptuara dhe që janë në panik për llogaridhënie para institucioneve të drejtësisë. Sikur të pastrohen listat nga veteranët mashtrues në numrin real në zgjedhjet e ardhshme AAK nuk do të kalonte pragun kurse PDK mezi do t’i fitonte nja 10 deputetë. Sot në mediat virtuale dhe në ato të shkruara pëlciti si bombë qarkullimi i një video në të cilën ish-presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se UÇK nuk ka patur më shumë se 12-14 ushtarë aktivë”, vlerëson ai.

Maxharraj thotë se këtë konstatim ish-presidenti Hashim Thaçi e ka thënë haptas publikisht në tetor të vitit 2018 gjatë punimeve të Konferencës Regjionale Kundër Korrupcionit e cila është mbajtë në Prishtinë.

“Thaçi e kishte quajtur ”mashtrim” listën e veteranëve të luftës e cila në atë listë gjendeshin afër 60 mijë veteranë nga të cilët mbi 40 mijë veteranë mashtrues duke bërë thirrje:“I ftoj të gjithë që të jenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjeshëm që çështjes së veteranëve të luftës t’i shkojmë deri në fund. Duhet t’i inkurajojmë institucionet e drejtësisë që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje me transparencë dhe përgjegjësi. Nuk ka pasur më shumë se 12 mijë – 15 mijë luftëtarë, ndërsa të tjerët janë vetëm një mashtrim. Këtij mashtrimi të madh duhet t’i shkohet deri në fund përmes drejtësisë, e jo me kërcënime apo ndërhyrje politike”, ishte shprehur ai”, thekson Maxharraj.

Ai thotë tutje, se realiteti me veteranët e UÇK është diçka tjetër mbi 60 mijë janë në listat si veteranë të luftës ku mbi 40 mijë janë veteranë mashtrues. Këtë e konstatoi edhe ish-presidenti Hashim Thaçi. Pra, lista këto ta fryera dhe të stërfryera.

“Kjo çështje nuk ishte hapur asnjëherë në qeveritë ku “mbizotnonte”PAN-i në përbërje të PDK, AAK, sepse këtë pshtjellim e kishte bërë vetë për vota në zgjedhje bile këto parti as që interesoheshin për rritjen e pagave të tyre, kurse OVL as që kujdesej nuk protestonte fare. Rrijshin urtë. Mirëpo, se PDK dhe AAK e kundërshtojnë ish-presidentin Hashim Thaçin njërin ndër komandantët e UÇK duke thënë se UÇK kishte afër 60 mijë ushtarë lufte me uniformë, në këtë më së shumti insiston AAK por edhe PDK sepse veteranët mashtrues i kishin burim të votave. Por, kur të nxirret numri real i vetaranve të luftës AAK nuk do të kaloj pragun, kurse PDK mezi do t’i fitoj nja 10 deputetë. Këtu është halli i tyre që këta rezistojnë, protestojnë pa kurrfarë baze”, thotë ai.

Maxharraj thotë se çështja eskaloi vetëm me ardhjen në pushtet të qeverisë Kurti II e cila i fitoi mbi 50% e cila nuk ka lidhje e as që ka marrë pjesë në listat e veteranëve të luftës, por që kësaj “kopilin”të dera, u bë gjurullti këto ditë kur në votim po jipej në votim projekligjin për pagat minimale, por me propozim që të pastrohen listat nga veteranët mashtrues.

“Më këtë nuk po pajtohet udhëheqësia e OVL duke ngulë këmbë në numrin afër 60 mijë veteranë të luftës. Rreth këtij konstatimi qëndron edhe AAK dhe PDK. Për këtë arsye OVL edhe u rebelua duke dalë në protesta të paarsyeshme dhe të panevojshme. Ajo së pari, e bënë gabimin kur veteranët e vërtetë të luftës i dëmton shumë me veteranët mashtrues. Pas konstatimit të ish-presidentit Hashim Thaçit por edhe të shumë organizatave tjera, komandantëve etj, se nuk kanë qenë më shumë se 12-15 ushtarë më uniformë në luftë OVL duhet të reflektoi seriozishtë e jo të protestoi se; -se a pajtohet apo e kundërshton konstatimin e ish-presidentit Hashim Thaçit se në UÇK nuk kishte me shumë se 12-15 ushtarë me uniformë, -por OVL duhet të ulet së bashku me institucionet tjera shtetërore që të shtrojnë mirë e dendur këtë çështje në drejtim të pastrimit të listave, sepse dorën në zemër është barrë e rëndë për shtetin tonë të varfër të mbanë një barrë financiare nga ata që nuk e meritojnë. Dhe kjo çështje të zgjidhet në qetësi dhe mirë, -por si duket OVL nuk e ka hallin bash te paga minimale, prapa tyre qëndrojnë forcat e errëta të cilat janë të korruptuara dhe që janë në panik për llogaridhënie para institucioneve të drejtësisë dhe në këtë mënyrë mundohen të gjuajnë gurin e të fshehin dorën”, thotë ai.

Publicisti thotë se për në fund është mirë që kjo video ku fletë ish-presidenti Hashim Thaçi për veteranët e luftës, për listat e manipuluara me mashtrues veteranë të shfaqet në një seancë të Parlamenit të Kosovës të shikuar qiftat e tipit të Abelard Tahirit të PDK për të kuptuar se çfarë ka thënë shefi i tij të cilit i bie në gjujë, por edhe Bekë Berishën e AAK.

“Por duhet dhe është më se e nevojshme që kjo video e ish-presidentit Hashim Thaçi të shfaqet në një pamje të madhe në murin e ndërtesës së qeverisë me rastin e ndonjë proteste tjetër nga ana e OLV”, vlerësoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat