Pas vizitës së Edi Ramës dhe Glauk Konjufcës, “Thaçi e Veseli po presin vizitën e Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt”

Politika

Pas vizitës së Edi Ramës dhe Glauk Konjufcës, “Thaçi e Veseli po presin vizitën e Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt”

Nga: N. Sh. Më: 25 qershor 2022 Në ora: 12:10
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka vizituar krerët e UÇK-së që janë të burgosur në Hagë.

Vizita e Konjufcës është pritur në mënyra të ndryshme në Kosovë.

Pati reagime pozitive, por edhe akzua pas kësaj vizite.

Analisti politik, prof. dr. Binak Maxharraj thotë se, Konjufca ka shkuar në stilin e Don Kishotit në Hagë.

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shkuar në Hagë në stilin e Don Kishotit. Tash në radhë janë për të shkuar edhe Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, pasi më herët krerët e UÇK-së i vizituan edhe dashamirë të tyre për me ua heq pak mërzinë”, thotë Maxharraj.

Ai përmend edhe vizitën e Edi Ramës në Hagë.

Image
Prof. dr. Binak Maxharraj

“Në vizitë kohët e fundit ishte edhe kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama për shkak se ai me Hashim Thaçin ishin shokë të ngushtë ku bashkëpunuan së bashku me Vuçiqin për mundësinë e ndarjës së Kosovës”, thotë ai.

Maxharraj pohon se, deklaratat e Konjufcës ishin konfuze.

“Pak ditë më parë nga Haga u kthye edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca i cili në prononcimet e tij ishte shumë konfuz në deklaratat e tij, se pse ka shku atje, ndoshta gjatë vizitës të Thaçi dhe Veselit janë përplasë rreth gjykimit të tij në seancat gjyqësore "Syri i popullit" por sikur ky gjykim do të u kishte dhezë Glauku së bashku më Albinin do ishin në burg tani. Ndoshta i kanë kërku fakje. Glauku shkoi dhe u kthy nga Haga bash si Edi Rama në stilin e Don Kishotit”, potencon ai.

Maxharraj thekson se, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët atje po presin që t’u shkojnë në vizitë Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.

“Pse jo, kur dihet se si Ramushi poashtu edhe Isa ishin shokë të ngushtë kanë bashkëpunuar së bashku, bile Hashimi e pat ba kryeministër Ramush Haradinaj, kurse Isa Mustafa e pati bërë President Hashim Thaçin. Pra, duke e patur për bazë këtë jarani te moçme Hashimi dhe Veseli po i presin Ramushin dhe Isën në vizitë”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat