“Elez Blakaj ishte kërcënuar me jetë nga Ramush Haradinaj dhe “komandantët” e tij”, ky ishte faji që pranuan Thaҫi e Veseli lidhur me veteranët

Politika

“Elez Blakaj ishte kërcënuar me jetë nga Ramush Haradinaj dhe “komandantët” e tij”, ky ishte faji që pranuan Thaҫi e Veseli lidhur me veteranët

Nga: H.O. Më: 11 gusht 2022 Në ora: 20:41
Ilustrim

Publicisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një prononcim të tij dhënë për ‘Bota sot’ ka folur për gjendjen politike në vend. Ai thotë se brenda një dekade, shqiptarët e Kosovës, pranuan dy makro-krime turpëruese. Ai ka përmendur se cilat janë këto krime.

LEXO POASHTU: 

“Krerët e Beogradit të cytur nga opozita në Kosovë, nuk duan dialog me Albin Kurtin”

“ Qeveritë e shkuara pranuan krimin turpërues, Demarkacionin, faljen e territorit tokësor, në këmbim të liberalizimit të vizave! Ky turp ka qenë unik, në historinë moderne botërore. Është një tregues i "patriotizmit" shqiptar, i vënë në "bisht të lahutës"; Nisma e shpërblimeve me para, të veteranëve të vërtetë dhe të rremë, njëherësh, ishte makro-krimi i dytë i turpshëm. Vazhdimi i abuzimit me buxhetin e shtetit, duke vazhduar dhënien e pensioneve veteranëve të rremë, është krim, i cili turpëron Qeverinë Kurti, opozitën që mbron këtë krim dhe popullin qyqar, i cili heshtë, pafundësisht, duke parë gjakderdhjen financiare milionshe, për "veteranët" e rremë e matrapazë”, thekson Zeqiraj.

Image
Idriz Zeqiraj

Zeqiraj thotë se ish-zyrtarët shtetërorë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, pranuan dhe konfirmuan shumëzimin enorme të numrit të "veteranëve" dhe sugjëruan pastrimin drastik të listave falsifikuese.

“Edhe komandantët e Zonës së Drenicës, përfshirë edhe komandantin e SHP të UÇK-së, Sylejman Selimi, jo vetëm që pranuan se është bërë shumëzimi i numrit të "veteranëve", por, përcaktuan edhe numrin objektiv të luftëtarëve në zonat e Kosovës, duke dhënë numrin e përgjithshëm, në vetëm 13 mijë veteranë të vërtetë. Përafërsisht, i këtij mendimit është edhe heroi i gjallë i Luftës së Kosharës, Kolonel Anton Quni. Ndërkohë, prokurori serioz e dinjitoz, Elez Blakaj, vetëm në analizat e para, i hoqi nga lista 19.500 "veteranë", të cilët, realisht, nuk i përmbushnin kriterët e veteranit të vërtetë. Shifrën e pastrimit e pranoi edhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi. Më vonë u bë palë me kriminelët dhe "i hëngri fjalët"! Prokurori Blakaj, u kërcënua me jetë nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe disa "biçim" komandantë të tij. Ai u detyrua ta lërë Atdheun, për siguri jete”, vlerëson ai.

Zeqiraj thotë se më pas pasoi heshtja e qëllimshme, në pritje për të një shërbimi domëthënës, nga Organizata e OVL të UÇK-së, me simotra "siameze".

“Dhe, rasti erdhi. Ato, me urdhër të SHIK-ut, si me sustë, aktivizohen, të paktën, krerët e tyre, me "veteranët" e rrejshëm. Sepse siç tha veterani nga Prizreni, Gazmend Kabashi: "Veteranët e vërtetë në këtë protestë, mund t`i numëroj me gishta". Ata i zëvendësuan me militantë të partive-banda të PAN-it”, thotë Zeqiraj për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat