Kosova përball kërcënimeve: Ekspertët tregojnë pse përpjekjet e Serbisë për destabilizim janë të destinuara për dështim

Politika

Kosova përball kërcënimeve: Ekspertët tregojnë pse përpjekjet e Serbisë për destabilizim janë të destinuara për dështim

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 25 nëntor 2022 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Nëse lufta në Ukraine tregoi se Europa dhe bota nuk është e sigurt, e thënë nga personalitete me shumë ndikim në Europe e botë, e përsëritur së fundi nga ambasadori gjerman Ernst Reichel në Greqi, sa është sigurt bota shqiptare dhe Kosova?

Sa mund të besojmë dhe të ndihemi të sigurt derisa shtohet kërcënimi me armatosjen e serbëve në veri, dhe të mbishkrimeve që thërrasin për rezistencë nga 21 nëntori?

“Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës i tregoi gjithë botës se edhe në Europë siguria nuk është e garantuar. Të gjithë ata që besonin se në Europë lufta, varfërimi dhe vuajtja i përkisnin së shkuarës, u përballnë me të kundërtën nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila ka 263 ditë që ka nisur ”, theksoi Ernst Reichel.

Tërnava: Serbia nuk ka guxim ta sulmojë Kosovën

Lidhur me këtë ҫështje, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po e dëshmon se Europa dhe bota nuk është e sigurt në këto rrethana të tanishme.

Image
Hajrullah Tërnava

Këtë sipas tij po e thonë personalitete me shumë ndikim në Europë dhe bote, sikur që këtë e ka ripërsëritur ambasadori gjerman Ernest Rechel në Greqi, sepse nga kjo luftë e tanishme po dalin mangësi dhe defekte të ndryshme.

Kjo sidomos të shumë shteteve të forta, që është menduar për to se në të vërtetë janë të forta, por mos të harrojmë se një Gjermani si ndër ma të zhvilluarat në botë, ajo vite të tëra ka qenë e sanksionuar-dënuar nga bota, për hir të dëmeve që ua kanë shkaktuar gjatë luftës së dytë botërore shumë shteteve, dhe dëmet që ua kanë shkaktuar shteteve të ndryshme ndaj të cilave ka bërë krime të rënda ndërkombetare dhe likuidime sidomos ndaj hebrenjëve-Izraelit dhe popullatave të tjera. Prandaj ky shtet është dashur që shumë atyre shteteve që ju ka shkaktuar dëme gjatë luftës së dytë botërore t’i shpaguajë në vlera të larta valutore ato dëme, që ua kanë shkaktuar shteteve tjera me të cilat ka luftuar Gjermania, prandaj si e tillë ka pasur ndalesa që të pajiset me armatim modern, dhe mos të pajiset me armatimin bërthamor. Prandaj me vite të tëra nuk ka guxuar t’i kushtojë rëndësi armatimit ushtarak modern bërthamor e sidomos atij atomiko-bërthamor, prandaj në këto vite të fundit Gjermania edhe nëse i ka pagu dëmet e luftës shteteve që iu ka sjellë dëme, ajo nga këto vitet e fundit pritet të avansohet në fuqi botërore sa i përket edhe armatimit bërthamor dhe atij më të avansuar që iu përkasin shteteve më të zhvilluara të botës”, vlerëson ai.

Tërnava më tutje thotë se, një jokompaktësi e shteteve të fuqishme vërehet në Europë, sepse vetë mënyra e zhvillimeve të shteteve të Europës, është e tillë që çdo njëra është e pavarur dhe nuk i përgjigjet dhe nuk i japin llogari të tjerave shtete.

“Tani në këto rrethana si shtete më të zhvilluara dhe më të forta llogariten Amerika, Kina, Rusia. Në këto rrethana të tanishme deri më tani Rusia ishte në këtë grup, si shtet i fortë me armatim, por nga tani autoriteti i Rusisë është në luhatje, sepse me luftën me Ukrainën u panë qartë mangësitë e saja, edhe që ky shtet edhe me tutje llogaritet si shteti ndër më të fortët e botës. Aleanca e shteteve të perëndimit në krye me Amerikën e kanë NATO-n, dhe të gjithë anëtarët e saj brenda saj e kanë obligative që nëse dikush e sulmon një shtet nga kjo aleancë e NATO-së, të gjitha anëtarët e NATO-së do t’i përgjigjen ҫdo agresioni të atij shteti që e sulmon ndonjë anëtar të kësaj aleance, dhe mu kjo aleancë e ndihmoi Kosovën që në vitin 1999 me intervenimet e saj ndaj Serbisë, e detyroj ta nënshkruaj kapitulimin me marrëveshjen e Kumanovës, dhe që nga atëherë KFOR-i si pjesë e NATO-së, e siguron sovranitetin e Kosovës”, thekson eksperti Tërnava.

Ish zëvendësministri i MPB-së, Tërnava tutje thotë për ‘Bota sot’ se, bota shqiptare në miqësi të përhershme me Amerikën është e sigurt dhe nuk guxon askush ta sulmojë.

“Prandaj edhe tani kjo situata konfliktuoze mes Serbisë dhe Kosovës, është e përkohshme, edhe që Serbia këto lufta speciale i bën për të përfituar diqka, ndonjë pjesë territoriale nga Kosova, por asesi nuk e ka guximin ta sulmoj Kosovën se ata e kanë përjetu luftën me NATO-në, dhe e kanë të qartë se ҫfarë mund të ju ndodhë nëse edhe njëherë e sulmojnë Kosovën, kur për Kosovën garancë është Amerika”, shprehet ai.

Tërnava rikujton se në territoret e Evropës tani mbretëron një gjendje e tensionuar e sidomos nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Nga kjo mund të ndodhë që Rusia me luftat speciale që është duke i ndërmarrur, edhe mund të për zgjerohet ndonjë luftë në këto territore, edhe që shumë shtete të botës tani posedojnë bomba atomike, por megjithatë vlerësimet janë se nëse ndodhë që të përdoret ndonjë bombë atomike, atëherë shtete të tera që i posedojnë ato bomba munden t’i përdorin ato bomba dhe me këtë do të ishte fundi i botës gjë që të gjithë e dinë se nuk ja vlen një luftë totale botërore, sepse me këtë do të shkatërrohej e tërë bota dhe njerëzimi, prandaj këto luftërat speciale që zhvillohen viteve të fundit ndoshta do të jenë në lojëra edhe shumë vite të zhvillohen, por njerëzia më të arriturat e tyre shkencore do të arrijnë që t’i parandalojnë lojërat e vrazhdta që i ҫrregullojnë liritë e popujve në mbarë botën”, përfundon Tërnava.

Duhanaj: Bota duhet të jetë e kujdesshme dhe syçelë

Kurse, njohësi i ҫështjeve politike, Leon Duhanaj thotë se lufta në Ukrainë ka përballur botën me shumë sfida.

Image
Leon Duhanaj

 

Përpos krizës energjetike e cila ka shkaktuar termet të vërtetë në tregjet globale duke iniciuar edhe kriza zinxhirore, me vete sjellë edhe krizën e sigurisë globale, apo frikën e madhe për të.

Rusia, si shtet agresor duke qenë e përballur me sanksione e bllokada të mëdha. Shto kësaj edhe zhvillimet në linjat e frontit, të cilat mund të jenë gjithçka por avantazh për të, mund të rrisin rrezikun për ndonjë përshkallëzim të dhunës. Natyrisht që Rusia tashmë nuk ka ndonjë fuqi konvencionale për ta përshkallëzuar luftën apo ta kontrolloj atë, megjithatë bota duhet të jetë e kujdesshme dhe syçelë”, thekson ai.

Duhanaj thotë se, për sa i përket situatës në Kosovë dhe rajon, duhet të fokusohemi në detyrat tona të shtëpisë.

T'i marrim vendimet e duhura duke u mbështetur në kooperimin tonë të ngushtë me SHBA-të.

“Serbia do të bëj ç'është në fuqinë e saj për ta destabilizuar Kosovën. Megjithatë mendoj që nuk është e lehtë, madje gati e pamundur të organizohet destabilizim pa gjetur bashkëpunëtorë në konflikt. Në ketë kontekst, mendoj që politika kosovare, duhet të tregohen e pjekur dhe e kujdesshme se ku po e plason Kosovën”, vlerëson ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat