Bombat në veri e kërcënimet me luftë - Halil Geci ‘shpërthen’ ndaj Edi Ramës dhe Vuçiqit

Politika

Bombat në veri e kërcënimet me luftë - Halil Geci ‘shpërthen’ ndaj Edi Ramës dhe Vuçiqit

Nga: N. Sh. Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 16:28
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka reaguar ndaj kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Geci thotë se, dhuna në veri të Kosovës, dhe ajo kundër Sali Berishës ishte e koordinuar.

“Edi Kristaçi je djegë, e ke prek tensionin e lartë nuk kalon!

Dhuna e koordinuar e Vuçiqit në veriun e Mitrovicës dhe Ramës në Tiranë, kundër liderit historik, mbrojtësit dhe mbështetësit të parezervë të Kosovës, Sali Berishës, si dhe kërcënimet e grupeve keiminale të Vuçiqit në veriun e Mitrovicës me bomba e armatime kanë një emër, tentim për grabitjen dhe zgjerimin e territoreve njësoj si Rusia me Krimen dhe rajonet tjera të Ukrainës..!”, thotë Geci.

Sipas tij, me ndihmën e Edi Ramës dhe Vuçiqit po i vritet jo veç e ardhmëria e Ballkanit perëndimor, por edhe vet e Evropës.

“Kjo jep me kuptua se pa Amerikën, Evropa nuk do ekzistonte e le ma Kosova. Nëse evropianët nuk i thonë stop Vuqiçit, ata në heshtje po i thonë interesit Rusë eja në Ballkan”, potencon ai.

Ai pohon se, dhuna e Serbisë që po kërcënon rajonin dhe Kosovën, duhet t’i vije fundi.

Sipas tij, Evropa duhet t’i thotë stop Serbisë, ndryshe shton se nëse nuk e bën këtë, atëherë po i thonë haptas ejani Rusi.

“A nuk është e mjaftushme për t’i thënë Evropa stop Serbisë, pikërisht kësaj Serbie që kreu krimet më makabre në tri luftërat e fundit me gjenocid të paparë njësoj si Hitleri dikur. Dhuna dhe aventura e Serbisë që po e shfaqë vazhdimisht duke kërcënuar rajonin dhe veriun e Kosovës me luftë, duhet t’i vije fundi, dhe urgjentisht Evropa duhet t’i thotë stop Vuçiqit dhe Putinit, në të kundërtën vet Evropianet po thonë haptas Rusi eja se pa ty nuk ka Evropë”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat