Analisti: Reagimet e ndërkombëtarëve përkthehen në implementim të Asociacionit me kompetenca ekzekutive

Politika

Analisti: Reagimet e ndërkombëtarëve përkthehen në implementim të Asociacionit me kompetenca ekzekutive

Nga: A.SH Më: 28 maj 2023 Në ora: 15:59
Veriu i Kosovës

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar mbi situatën që ndodhi në veri dhe reagimet e ndërkombëtarëve kundë qeverisë.

Ai ka thënë se ngjarjet të cilat ndodhn në veri nga grupet kriminale serbe janë një presedan i paparë për një shtet sovran dhe të pavarur.

Sipas tij, reagimin më parimor e bëri Britania, duke e parë situatën siç duhet.

“Rebelimi i minoritetit serb me direktivat e Vuçiqit po vazhdon. Po vazhdojnë incidentet e strukturave paralele kriminale serbe, që mos të lejojnë vendosjen e rendit dhe të ligjit në veri. U rebeluan duke shkaktuar dhunë ndaj forcave policore të Kosovës, të cilët me të drejtë reaguan kur grupet huligane serbe të dirigjuara nga pushteti shovinist i Beogradit, nuk deshtën t’i lejojnë kryetarët e ri të komunave të vendosen në zyrat e tyre. Kjo është një presedan i paparë për një shtet sovran dhe të pavarur. Por, si u priten këto zhvillime dhe eskalimi i situatës nga çetniku Vuçiq, nga bota perëndimore? Reagoi së pari ambasadori amerikan në Kosovë, i cili në vend që të jetë i ashpër me skenarin ogurzi serb, me incidente, gjuajtje armësh, djegie veturash dhe sulme të parreshtura ndaj organeve tona të rendit, kritikoi ashpër ndërhyrjen e policisë të Kosovës. Pastaj, si në kor të përbashkët pësuan reagimet, duke filluar nga Blinken i cili aktin e ndërhyrjes të organeve tona të rendit, e dënoi me ashpërsinë më të madhe deri me dëmtim të marrëdhënieve me SHBA-të. Reaguan edhe shtetet e QUNTIT dhe BE për çudi duke e kritikuar Kosovën, e duke mbrojtur huliganizmin dhe shovenizmin serbomadh të Aleksander Vuqiqit, i cili përgatiti gjithçka që kjo të ndodhë pikërisht në ditën e protestës masovike të serbëve në Beograd. Reagim parimor bëri Mbretëria e Bashkuar, e cila me të drejtë e fajësoi Serbinë e Vuqiqit”, shprehet ai.

Me gjithë këto reagime, shkojmë deri te sitauta për implementimin e Asociacionit, për t’i hedhur poshtë zgjedhjet që u mbajtën në veri.

“Gjithë këto reagime ndaj Kosovës për herë të parë ndoshta kaq ashpër, po bëhen nga frika e luftës në Ukrainë. Gjithë ky reagim se me bisedime duhet rregulluar gjithçka, është përgatitje për autonomi të zgjeruar për minoritetin serb. Mos rreshtimi nga ana e Kosovës, automatiksht dërgon të mendimi se duhet të implementohet Asociacioni me kompetenca ekzekutive, që serbët pastaj, t’i formojnë organet e veta ekzekutive, duke i hudhur si të pavlefsheme rezultatet e zgjdhjeve në katër komunat me shumicë serbe, të cilat u mbajtën para disa ditësh. Nuk kuptohet ndryshe gjithë ky reagim i miqëve tanë të cilët radikalisht kanë ndryshuar qëndrim duke e përkrahur më shumë Serbinë, se sa Kosovën në bisedime të cilat po zhvillohen për normalizim të marrëdhënieve. Të përkrahet një eksponent i deri djeshëm i Millosheviqit, i cili çdo ditë po e kërcënon Kosovën me luftë, kjo është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme. Një ditë kjo do t’u kthehet si bumereng botës perëndimore, siç e tha analisti i njohur për çeshtje ballkanike, Janush Bugajski”, përfundon Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat