Rrahja e opozitarit serb/ Njohësi i sigurisë: Kambanë për Bashkimin Evropian – Ja pse!

Politika

Rrahja e opozitarit serb/ Njohësi i sigurisë: Kambanë për Bashkimin Evropian – Ja pse!

Nga: A.SH. Më: 6 janar 2024 Në ora: 17:02
Nikolla Sandulloviq

Opozitarit serb i ndodh e papritura, kur ai shkon per hamozhe te kompleksi memorial Adem Jashari.

Opozitarit serb Nikolla Sandulloviq, përjetoi dhunë nga policia serbe.

Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviq raportohet se është rrahur brutalisht nga BIA serbe ndërsa ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.

Ish koleneli, Afrim Veseli, këtë skandal e ka quajtur kambanë për Bashkimin Evropian, duke thënë se rregullimi i raporteve me Kosovën është larg.

“Ky akt thjeshtë është një kambanë për Bashkimin Evropian, se sa larg është Serbia dhe qeveria e saj, në normalizimin e raporteve me Kosovën.

Është shumë e qartë se mendësisë së politikës serbe i duhen shumë ndërrime të gjeneratave.”, thotë ai.

Ai për të gjitha këto ‘tolerime’ ndaj Serbisë, dekalorn se BE-ja duhet t’i rishikojë.

Image
Ish koleneli, Afrim Veseli

“Këto veprime të politikës serbe, pashmangshëm do ta dërgojnë drejt një lufte civile në Serbi.

Andaj, reagimi i BE dhe metodat ledhatuese, do të duhet ti rishikojnë”, përfundon ai për “Bota sot”.

Kujtojmë, se urdhrin e pranoi se e ka dhënë Aleksandër Vulin, derisia këtë e dematoi Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, i cili ka thënë se është e pavërtetë që Aleksandër Vulin ka dhënë urdhër të arrestohet klienti i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat