“Ethet” e 9 shkurtit, premtime, programe… - çka fshihet pas fushatës zgjedhore të partive politike?

Politika

“Ethet” e 9 shkurtit, premtime, programe… - çka fshihet pas fushatës zgjedhore të partive politike?

Arife Morina Nga Arife Morina Më 5 shkurt 2025 Në ora: 08:09
Albin Kurti, Lumir Abdixhiku, Bedri Hamza e Ramush Haradinaj

‘Ethet’ e zgjedhjeve po afrohen.

Kanë mbetur shumë pak ditë deri te dita e madhe e 9 shkurtit, ku qytetarët e Kosovës me votat e tyre do zgjedhin partinë dhe liderin udhëheqës.

Fushata e këtyre zgjedhjeve, po përcillet me shumë komente, reagime nga më të ndryshmet.

Të gjitha partitë politike janë mobilizuar tash e sa muaj që me gjithë forcat e tyre të bindin qytetarët t’i votojnë ato.

Natyrisht, premtimet nuk munguan dhe nuk ishin të pakta.

Të gjitha subjektet u treguan ‘dorë lëshuara’, kur erdhi fjala te premtimet dhe programet që kishin përgatitur.

Për veshin dhe dëshirën e qytetarëve, të gjitha ato që janë premtuar do ishin të mirëseardhura, mirëpo se sa mund të realizohen në praktikë, kjo lë për të dëshiruar.

Thënë kështu, pasi gjatë gjithë qeverisjeve të kaluara, zbatimi i premtimeve ka qenë i ulët dhe as për së afërmi nuk janë zbatuar ato që partitë dhe ish-liderët premtonin.

Por, se çfarë do të ndodhë këtë herë?

Preqi: Si edhe herat tjera partitë politike në Kosovë, edhe në këto fushata parazgjedhore bëjnë premtime malogame

E në lidhje me fushatat zgjedhore dhe premtimet e partitë politike në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli opinionisti

Image
Dedë Preqi

Së pari, ai kritikoi përmbajtjen e fushatave, madje edhe gjuhën e përdorur, si ofenduese dhe urrejtëse.

“Mbas gjithë asaj fushate të mundimshme e të bezdishme parazgjedhore të partive politike, tani jemi në përfundim të një rrumbullaksimi të gjithë këasaj përformance, ku secila parti përmes liderëve apo përfaqësuesve të vet i shpalosen programet dhe i dhanë premtimet e tyre, duke synuar secila me paraqitjet e veta ta bindin qytetarin e këtij vendi për të ia marrë votën.

Për të pasur një pasqyrë nga përmbajtja e këtyre fushatave parazgjedhore, së pari do duhej që të ia bëjmë një pyetje vetëvetes, a, do duhej të çlirohemi nga gjitha ato fjalë emocionale me gjuhën dhe nuancën ofenduese, që solli, jo kritika e nevojshme ndaj subjekteve politike, por në një farë mënyre, i përket gjuhës urrejtëse, për të cilat sjellje ndëshkohet pothuajse secili subjekt politik, sipas ligjit dhe kodit zgjedhor”.

Po ashtu, Preqi tha se në kuadër të premtimeve dhe atyre se çka kanë prezantuar në progamet, partitë poliitke kanë mungesë të elementeve te realizimit.

“Duke marrë parasysh programet e partive politike, duke filluar nga e para dhe deri te e fundit, të cilat i shpalosen para tubimeve dhe opinionit të gjërë, pas tyre qëndron diçka që në një mënyrë e shndërron programin në një program «kozmologjik», ku elementet e realizimit nuk mund të ndërlidhen në mes vete, që të formohet një unitet i tillë, apo diçka e ngjajshme, nëse një subjekt politik shpalos një program aq të madh dhe kompleks, që nuk mundet ta mbulojë kurrsesi me një buxhet, që mund ta realizoj Kosova, brenda mundësive të veta”, nënvizoi opinionisti.

Më tej, ai vlerësoi se premtimet janë si ‘fontana dëshirash’, vetëm për të joshur qytetarët dhe jo se mund të realizohen, pasi sipas tij janë premtime të pakripura.

Në këtë rast, përmendi disa nga premtimet.

“Prandaj, si edhe herat tjera partitë politike në Kosovë, edhe në këto fushata parazgjedhore bëjnë premtime malogame, të cilat janë më shumë ambicie dhe fontana dëshirash, për të joshur dhe tërhequr qytetarin e këtij vendi për t’ua marrë votën, kur shumica e këtyre premtimeve janë të përsëritura sikur në fushatat paraprake, si rritja e pagave në gjithë sektorët publik dhe privat, apo paga e pensioneve të barazohet me pagën minimale dhe të tjera premtime të pakripura fare.

Dhe premtimi i AAK-së, kur thotë lideri i saj, se me marrjen e pushtetit, do e realizon ëndërrën e Kosovës, që të futet menjëherë në NATO, që ka një kuptim të madh dhe strategjik për një vend dhe një shtet të vogël, siç është Kosova. Por, në një formë apo tjetër, ky shtet përbënë hallkën e fundit të masave që e marrin me seriozitet liderët e kësaj force të fuqishme të botës, dhe lind pyetja, nëse Kosova, është e aftë t’i përmbushë qëllimet, të cilat here pas herë duhet përmbushur, a do të mund t’i qëndronte rrolit të vet?”.

Ndër të tjera, opinionisti shtoi se pavarësisht të gjithave, një nga gjërat është organizimi i duhur i zgjedhjeve.

“Apo, kur flasim për premtimet e këtyre fushatave zgjedhore të partive politike, duke marrë parasysh se premtimet e tyre, sa janë të relizueshme dhe të besueshme, do ia lëmë kohës, por më rëndësi do të ishte organizimi i këtyre zgjedhjeve, sepse po bëhen jo vetëm zgjedhje, por edhe një testim i votës së popullit me mandat të rregullt në Kosovë, si asnjëherë tjetër, ku do të prodhohet një qeverisje më e mirë, dhe populli i këtij vendi do e provon me ndjesinë e vet se një botë e tillë ia vlenë të jetohet në këtë shtet”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

Halimi: Premtimet nuk janë të realizueshme dhe të arsyeshme

Kurse, analisti politik, Jeton Halimi potencoi se partitë poliitke kanë shpalosur programet me synim që të marrin vota.

Image
Jeton Halimi

Ai u shpreh shumë kritik me një zgjedhje nga ana e LDK-së, ku për këtë kishte edhe disa fjalë.

“Jemi në javën e fundit të fushatës zgjedhore, ku gjatë javëve të fundit të gjitha partitë politike kanë shpalosur programet dhe premtimet e tyre, përmes të cilave synojnë të marrin vota. LDK-ja ka marrë fytyra të reja kuadra politike të reja shumë të mirë, por ka edhe njerëz matrapaz dhe të pacipë deri në pikën e fundit siç është nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Alban Zogaj ia prish imazhin LDK-së dhe kandidatit të tyre për kyeminstër z.Lumir Abdixhiku, si kryetar të degës tretë LDK-së në Prishtinë. Dega e Presidentit Rugova ka instaluar njerëz me nivel shumë të ulëta arsimor analfabet tipik klasik dhe aspak profesional. Aktivistët shumë punëtorë, Zogaj vetëm për interesat të klanit të tij personal, që fillojn nga në degët e LDK-së, i kontrollon vetë dhe vendos mbi to e sillet shumë arrogant”, nënvizoi ai.

Po ashtu, analisti potencoi se nuk janë shumë të realizueshme premtimet e bërë nga partitë politike.

“Marrë parasysh premtimet që kanë bërë partitë politike, sidomos LDK-ja dhe që pretendon me udhëheq shtetin më njerëz sikur Alban Zogaj, që synon pozitën e deputeti Kuvendit Kosovës është shumë e rëndë, aspak nuk janë të realizueshme dhe të arsyeshme.

Shpresojmë shumë që kadidati nga PDK-ja z. Bedri Hazma, do të fitojë dhe mundet me qenë kryeministër i Republikës së Kosovës, ka qenë njeri shumë i mirë dhe i shumë sukseseve që i kanë ardh Kosovës, ku ka qenë prania e tij në institucionet e shtetit si ish guverantor i Bankës Qendrore të Kosovës, profesor uniersitar, etj”, përfundoi Jeton Halimi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat