Kanë mbetur edhe pak ditë që nga 15 prill, ditën kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë asaj seance, deputetët e zgjedhur do të bëjnë betimin dhe do të zgjedhin Kryetarin e Kuvendit nëse ai propozohet nga partia e fituese VV të cilës edhe ligjërisht i takon kjo pozitës.
Pas saj, në rast se në këtë seance zgjidhet kryetari i Kuvendit ai do të udhëheqë punimet e Kuvendit gjatë mandatit të ardhshëm.
Nga partia fituese kanë deklarata të ndryshme, që shpesh edhe japin pikëpyetje në opinion. Kryetarja e “Alternativës”, Mimoza Kusari- Lila, në një intervistë për televizionin, ka thënë se këtë radhë nuk është e mjaftueshme mbështetja vetëm nga komunitetet jo-shumicë për formimin e Qeverisë së re.
Ndërsa, deputeti i zgjedhur nga Lëvzija Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka thënë se “numrat do të bëhen me deputetët e Republikës së Kosovës”.
“Unë mendoj se po, janë numrat për formimin e qeverisë…Numrat janë të deputetëve të cilët janë 61 e më shumë dhe ata do të bëhen… Është mendim i tyre, ne e dimë se i kemi numrat dhe do i bëjmë me deputetët e Republikës së Kosovës”, shtoi ai.
Njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se vështirësia e formimit të qeverisë vetëm me minoritetet vjen edhe nga kërkesat të mëdha që janë bërë, siç është kërkesa për formimin e Komunës Boshnjake.
Gjersa, boshnjakët kërkojnë komunën e tyre, serbët vazhdojnë me kërkesa për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Analisti Muhamet Kelmendi, thotë se shqiptarët gjatë historisë ishin në gjendje të rëndë.
Sipas tij, shtetet e Ballkanit bënë masakra dhe gjenocid mbi shqiptarët, por në asnjë kryeqytet të shteteve pushtuese nuk u kërkua kurrë liria e kombit shqiptar.
“Me qenë demokratë është gjë shumë e rëndë, por edhe shumë e mirë. Demokrati vërehet nga angazhimi që e bënë si njeri në shoqëri e shtet. Shqiptarët ishin gjatë historisë në gjendje të rëndë. Populli i ynë dhe territoret historike shqiptare u ndanë dhe u copëtuan. As Greqia, as Maqedonia, as Mali i Zi, as Turqia dhe as Serbia nuk treguan se janë për lirinë shoqërore, sociale dhe kombëtare të çdo kombi në shtet. Me ndihmën e Fuqive të Mëdha, shtetet e Ballkanit, bënë masakra dhe gjenocid mbi shqiptarët. Në asnjë kryeqytet te shteteve pushtuese nuk u kërkua kurrë liria e kombit shqiptar. Kishte ndonjë zë, por shumë të rrallë dhe të vetmuar. Kudo u sulmuan ashpër dhe më ashpër shqiptarët”, shprehet Kelmendi.
Sipas tij, ndërrimi i emrave e mbiemrave, dëbimet dhe ndalimi i gjuhës dhe kulturës shqipe është mjet i dhunës raciste.
“Në deceniet e fundit e tërë kjo u bë me prezencën e BE-së
Demokracia kërkon angazhim, punë dhe sakrifica për barazi sociale, shoqërore dhe kombëtare. Mos respektimi dhe mos angazhimi në mbrojtjen e vlerave demokratike është antidemokratike.
Në fakt, me pështjellim dhe me mbulim demokratik, u bë dhunë dhe terror ndaj shqiptarëve.
Nën ombrellën demokratike u dhunuan, u masakruan e u dëbuan nga viset e veta shqiptarët në Greqi, ne Mal te Zi, Ne Maqedoni dhe në Serbi.
Kudo nëpër këto shtete thirren zyrtarët dhe shumë forca antidemokratike në demokraci dhe bëjnë plane e veprojnë me masë të dhunës neofashiste.
Ndërrimi i emrave e të mbiemrave, dëbimet dhe ndalimi i gjuhës dhe të kulturës shqipe është mjet i dhunës raciste. Aty dhe në ato shtete që kështu veprohet nuk ka demokraci por dhunë raciste. Kjo, ndoshta, dikujt nuk i konvenon. Menjëherë do të bëjë një krahasim banal midis gjendjes në veri të Kosovës me dhunën raciste ndaj shqiptarëve. Kjo është e pakapshme”, thekson analisti.
Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria nuk kryejnë dhe nuk kanë kryer dhunë raciste dhe minoritetet e kanë të garantuar gjuhën, kulturën, shkollimin amtar dhe mbrojtjen e gjuhës së tyre.
“Kosova dhe Shqipëria nuk po kryejnë dhe nuk kanë kryer dhunë raciste. Me ligj e kan minoritarët të garantuar gjuhën, kulturën, shkollimin amtar dhe mbrojtjen në gjuhën e vetë. Përkundrazi! Mbi shqiptarët është dhe po kryhet dhunë e tillë raciste. Ndërrimi i emrave a të mbiemrave është element i dhunës raciste. A bëhet kjo me dhunë fizike a me mjete të presionit ekonomik e social nuk ka rëndësi. Aq më parë, kur as gjuha amtare shqipe nuk lejohet në Greqi, në Turqi, në Serbi, në Mal të Zi dhe tash në Maqedoni. Shtetet e tilla me ligj u ndaluan shqiptarëve gjuhën dhe kulturën e tyre. Këtu nuk ka pardon”, përfundon Kelmendi.